Legjenda e Real Madridit, Zinedine Zidane, ishte i pranishëm mbrëmjen e kaluar në stadiumin “Santiago Bernabeu” për të ndjekur nga afër ndeshjen e madhe të Champions League mes Real Madridit dhe Manchester Cityt.
Ish-trajneri dhe ish-futbollisti i famshëm francez vendosi të shijonte ndeshjen nga tribunat e stadiumit madrilen, ku pa ekipin e tij të dikurshëm të fitojë bindshëm ndaj skuadrës angleze, shkruan Indeksonline.
Pas përfundimit të takimit, Zidane u përpoq të largohej nga stadiumi pa tërhequr shumë vëmendje.
Ai u pa i “maskuar”, duke u përpjekur të kalonte pa u vënë re nga tifozët dhe mediat, megjithatë gazetarët arritën ta identifikonin.
Teilen: