• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 15, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

10 ditë luftë për Zirkzen, Milani do t’i paguajë klauzolën e lirimit

01/07/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Valixhet janë gati prej kohësh dhe Joshua Zirkze, i cili mendonte se do t’i ngarkonte vetëm për të lëvizur nga Bolonja, por jo se duhej t’i merrte për të arritur në Gjermani dhe për t’u bashkuar me Holandën për të marrë pjesë në Euro 2024.

joshua-zirkzee-bologna-fc-2022-23-1684246434-107182

Ditët në vijim, të cilat dukej se ishin të destinuara për pritje, përkundrazi kanë qenë plot punë edhe pse sulmuesi nuk ka luajtur ende asnjë moment. Pavarësisht kësaj, ai vijon të mbetet objektiv për klube si Mançester Junajtid, Arsenal dhe Milan. Pikërisht ky i fundit pritet të bëjë në këto ditë të para merkatoje ofertë zyrtare për holandezin.

SHIFRAT – Praktikisht janë dhjetë ditë kohë për të shfrytëzuar afatet dhe kostot e klauzolës e cila flet për 40 milionë euro pasi me lojtarin thuhet se ekziston një akord prej 4.5 milionë eurosh në sezon për pesë vitet e ardhshme. Pagë e qartë dhe rol parësor në projektin kuqezi, teksa ka edhe një pengesë tjetër. Si ajo që përfaqëson agjenti i tij, Kia Jorabçian, që vazhdon të bisedojë me Milanin në përpjekje për të arritur një marrëveshje mbi komisionet e ndërmjetësimit.

Historia është e njohur për disa kohë ashtu si kërkesa e parë e të cilit ishte 15 milionë euro. Ajo u refuzua nga Furlani, por diçka po ndryshon dhe palët gradualisht po afrohen. Ende nuk i është dhënë drita jeshile operacionit, por drejtimi duket se është i duhuri dhe, për momentin është e vështirë të imagjinohet një përshpejtim vendimtar i Juventusit i cili shfaqi gjithashtu interes për Zirkzen në javët e kaluara. Konkurrenca e lartë sjell çmime të larta, ndaj kuqezinjtë janë të vendosur për të kryer në këtë javë të parë merkatoje sforcon e tyre.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

“Të qëndrojnë atje për aq kohë sa të jetë e mundur”: Alba komenton mungesën e Messit dhe Suarezit në ekip

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.