• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, July 4, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

100 fitore me fanellën zikaltër, Atalanta “përshëndet” Gjimshitin!

29/09/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

100 fitore së bashku. Atalanta ka nderuar me një postim në llogarinë e klubit në rrjetet sociale Berat Gjimshitin, mbrojtësin e kombëtares kuqezi për një arritje të veçantë, atë të fitores së 100-të me fanellën e bergamaskëve.

Shifër jubilare e arritur kjo nga Gjimshiti në takimin e kësaj mesjave në transfertën e Veronës. 

Një postim i thjeshtë por domethënës që vlerëson edhe kontributin e jashtëzakonshëm që Gjimshiti po jep në Serinë A, me Atalantën ku është padyshim një ndër lojtarët më të rëndësishëm në historinë e suksesit të klubit bergamask.

Gjimshiti ka hyrë në sezonin e tij të 6-të me Atalantën skuadër ku u transferua në sezonin 2016-2017, dhe është shndërruar në një lider të skuadrës që në këto vitet e fundit ka surprizuar në luftën për zonën e lartë të klasifikimit, duke arritur të presë edhe biletën direkte për në grupet e Championsit, duke u renditur ndër 4 skuadrat më të mira të një prej kampionateve më të fortë në botë.

Next Post

Zbulohet plani i ri i merkatos, arabët do të blejnë edhe arbitrat anglezë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.