Thursday, 20. August 2026
Sport

100 milionë euro për Lautaron, Barcelona synon kapitenin e Interit

GS 20/08/2026 1 Min. Lesezeit

Raportimet nga Spanja dhe Argjentina sugjerojnë se Barcelona është gati të bëjë një lëvizje për kapitenin e Interit, Lautaro Martinez.

Nuk është sekret që “Blaugranat” është në kërkim të një sulmuesi, e as nuk përbën lajm fakti që numri 10 i zikaltërve ka kohë që është një objektiv shumë i lakmuar.

Sipas TNT Sports Argentina, pas refuzimit të prerë të Atlético Madridit për Julián Álvarezin, raportohet se Barcelona e ka zhvendosur vëmendjen te kapiteni i Interit.

“Nëse marrëveshja për Álvarezin nuk ecën përpara, plani i Barcelonës është të ofrojë 100 milionë për Lautaro Martínezin,” deklaroi gazetari sportiv Cristian Camino.

Ky qëndrim ndahet edhe në Spanjë, ku raportohet se “El Toro” është një kërkesë specifike e Hansi Flickut.

Pas largimit të Lewandowskit, Rashfordit e Ferran Torresit së fundit, Barcelona ka mbetur pa opcione konkrete në qendër të sulmit.

Teilen: