• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, September 26, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“100 milionë për një lojtar? Dal në pension”, fjalët e Klop në vitin 2016 bëjnë xhiron e rrjetit. Trajneri bën prapakthehu: Gjithçka ndryshon

11/08/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Liverpuli ka ofruar 110 milionë paund për Moises Kaisedo, mesfushorin ekuadorian të Brajtonit dhe ky insistim i kubit ka bërë që në rrjet të shpërthejnë kritikat për Jurgen Klop. Kjo për shkak se trajneri, pak vite më parë e kishte cilësuar të paimagjinueshëm një shpenzim të tillë për një futbollist.

Liverpool-manager-Juergen-Klopp-looks-dejected

“Në ditën kur futbolli do të shpenzojë 100 milion për një lojtar të vetëm, unë do të dal në pension. Nëse blen një lojtar për 100 milionë apo diçka e ngjashme e pastaj dëmtohet apo diçka shkon keq gjatë ecurisë, si mund të vazhdosh? Futbolli është një lojë kolektive, luhet bashkë dhe mundohesh të arrish një objektiv bashkë”, pat thënë Klop në vitin 2016 kur Mançester Junajtid bleu për 100 milionë euro Pol Pogba nga Juventusi.

Deklaratat e tij kanë qarkulluar gjerësisht sot, duke detyruar trajnerin që të fliste rreth kësaj teme në konferencë për shtyp. “Gjithçka ndryshon. A më pëlqen? Jo. A e kam kuptuar që kam gabuar? Po, qartësisht. Kështu shkojnë gjërat, nuk është fantastike. Nuk do të kthehen gjërat si më parë, Arabia Saudite nuk do të ndihmojë në këtë aspekt. Nuk po fajësoj askënd, por qartësisht nuk do të ndihmojë një treg i ri me shumë para.

Nuk kam asnjë problem nëse personat do të më përsëritin deklaratat që kam bërë 5-6 vite më parë. Kjo është ajo që mendoja atëherë. E kuptoj që jam gabuar. Është e lehtë ta pranoj”, tha Klop.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Ky është vendimi i Komisionit të Ankesave për Valdet Shoshin 

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.