Jose Mourinho ka hedhur firmën në letër duke u bërë kështu zyrtarisht trajneri i Fenerbahce.
“Saracoglu Stadium” ishte i tejmbushur për t’i dhënë një trajneri të tillë mikpritjen më të ngrohtë të mundshme. Me 61-vjeçarin në pankinë, ambicia e tifozëve të klubit nga Stambolli është shtuar në maksimum.
“Ëndrra juaj është ëndrra ime”, ishin fjalët e para të teknikut që entuziazmuan edhe më shumë të pranishmit. “Kjo është një përgjegjësi e madhe dhe unë tashmë i përkas familjes tuaj”, tha tekniku para se të firmoste kontratën.
Mourinho, i cili ka fituar trofe me Porton, Chelsea, Inter Milan, Real Madrid dhe Manchester United, do të ketë për detyrë të ndihmojë Fenerbahce të fitojë titullin e parë të ligës që nga sezoni 2013-14. 61-vjeçari ka firmosur për 2 sezone me gjigantin turk, me opsion për të rinovuar në rast të suksesit në fushë.