Tuesday, 18. August 2026
Sport

GS 21/01/2025 1 Min. Lesezeit

Ekipi nga Rumania, Rapidi i Bukureshtit ka shprehur interesim për shërbimet e sulmuesit të Malishevës, Drilon Hazrollaj.

Megjithatë, për ta transferuar Hazrollajn gjatë këtij muaji, Rapidi duhet të paguajë 1 milion euro, shumë kjo e kërkuar nga skuadra e Malishevës, kanë njoftuar mediumet rumune.

“Për momentin, Rapidi po analizon propozimin, pasi një transferim i mundëshëm do të kishte kosto të konsiderueshme financiare”, ka shkruar sajti rumun “Sport”.

Hazrollaj është ndër lojtarët më të mirë në Superligën e Kosovës, ndërsa këtë sezon ka shënuar 6 gola dhe ka bërë 2 asistim në 16 ndeshje kampionale.

20-vjeçari ka kontratë me Malishevën deri në verën e vitit të ardhshëm.

Teilen: