Nuk është një detyrë e lehtë, por le të përpiqemi të shohim gjërat pozitive te Mançester Junajtidi këtë sezon. Koret e tifozëve rivalë në “Old Trafford” dëgjohen të tallen me formën që po kalon skuadra e “djajve të kuq” këtë sezon në Premier Ligë.
Klubi ka bërë një nga nisjet më të dobëta të sezonit, ndërsa është mundur pesë herë në 12 javë. Sa më i madh të jesh, aq më shumë vritesh kur rrëzohesh, prandaj kërkimi i gjërave negative është një gjueti më e egër kur bëhet fjalë për klubin më të titulluar të Anglisë (20 herë kampion).
Po, ata janë eliminuar nga Kupa Karabao dhe kualifikimi i tyre në Champions është i varur në fije të perit, por një vështrim i shpejtë në tabelë tregon se katër vendet e para nuk janë larg. Ata kanë humbur pesë ndeshje, por vetëm pesë skuadrat mbi ta në klasifikim kanë fituar më shumë se shtatë ndeshjet e tyre.
Dhe në pesë javët e fundit, ata do të renditeshin në vendin e parë për pikët që kanë grumbulluar, ndërsa kanë grumbulluar 12 pikë: 4 fitore dhe 1 humbje.
Asnjë skuadër tjetër nuk ka bërë më mirë, me Liverpulin që renditet në vend të dytë me 11 pikë të fituara pas tre fitoreve dhe 2 barazimeve. Më pas renditen Mançester Siti, Arsenali, Aston Vila dhe Evertoni që me tre fitore, 1 barazim dhe 1 humbje kanë koleksionuar 10 pikë. Më pas renditet Brentfordi me 9 pikë bashkë me Totenhemin dhe Çelsin dhe Njukasëllin (8 pikë).
PANORAMASPORT.AL