Jurgen Klopp është lidhur me një lëvizje shokuese te Real Madridi pasi u raportua se trajneri Carlo Ancelotti së shpejti do të largohet.
Sipas Sky Sports, Ancelotti, 65 vjeç, do të largohet nga Real Madridi pas finales së Kupës së Mbretit kundër Barcelonës më 26 prill, pas eliminimit të së mërkurës nga Arsenali në Ligën e Kampionëve.
Dhe mediumi UOL Esporte raporton se Klopp, 57 vjeç, është “gati” për të marrë drejtimin e ekipit nga Santiago Bernabeu një vit pas largimit nga Liverpooli.
I njëjti burim pretendon se tekniku gjerman është “i pakënaqur” në punën e tij të re në Red Bull si Shef Global i Futbollit.
Kështu, legjenda e Liverpoolit është e hapur për të biseduar me Real Madridin, me synimin që t’i rikthehet stërvitjes që në muajin korrik.
Ish-trajneri i Borussia Dortmund thuhet se ka një klauzolë speciale që mund ta shohë atë të shkurtojë kontratën e tij për një rikthim si trajner te ndonjë skuadër.
Nëse ai pason Ancelottin, atëherë gjermani mund të kthehet në librin e tij të kontakteve me Reds për të joshur disa talente të reja në kryeqytetin spanjoll.
Trajneri i famshëm gjerman mund të sjellë edhe disa nga lojtarët me të cilët po merret aktualisht te Red Bull.
Si fillim, Klopp mund të ribashkohet me Trent Alexander-Arnold, i cili hodhi poshtë një kontratë të re me Reds dhe është afër kalimit te Reali si lojtar i lirë në qershor.
Los Blancos kanë qenë gjithashtu të lidhur më parë me shokun e skuadrës së Alexander-Arnold, Ibrahima Konate, i cili u bashkua me Liverpoolin nga RB Leipzig në vitin 2021 nën drejtimin e Klopp dhe kontrata e tij skadon në vitin 2026.
Prandaj, nëse Klopp transferohet në Madrid, atëherë kampionët spanjollë mund të kenë Trent në krahun e djathtë me David Alaba në anën tjetër, ndërsa Konate mund të bashkohet me Antonio Rudiger në qendër të mbrojtës përpara portierit Thibaut Courtois.
Dyshja franceze, Aurelien Tchouameni dhe Eduardo Camavinga – tashmë në Real Madrid – mund të lidhen në mesfushën qendrore, ndërsa ylli anglez, Jude Bellingham mund të startojë në pozitën e numrit 10 me Vinicius Jr në të djathtë dhe Kylian Mbappe në anën tjetër të sulmit.
Dhe kur bëhet fjalë për njeriun që do të drejtonte vijën sulmuese, këtu do të hynin në lojë kontaktet e Kloppit në Red Bull, pasi ai mund të thërrasë yllin e Leipzig, Benjamin Sesko, i cili gjithashtu ka qenë i lidhur me Arsenalin.