• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, September 14, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

21/04/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kohëve të fundit Prishtinës i është shtuar edhe një shkollë e re e futbollit. ‘FC Përparimi’ është adresa me e re për fëmijët e pasionuar pas futbollit.

E udhëhequr nga një staf profesional i trajnerëve të licencuar nga shtëpia me e madhe e futbollit evropian, ‘UEFA’, shkolla ‘Përparimi’ do t’iu ndihmojë që ëndrrën për tu bërë futbollist t’ua bëjë realitet.

Trajneri i shkollës së futbollit ‘Përparimi’, Përparim Shala thotë se kjo shkollë ka për qëllim të zbulojë talent të rinj të futbollit.

Ai thotë se Shkolla ‘Përparimi’ është e hapur për të gjithë ata fëmijë që ëndërrojnë për t’u bërë futbollist në të ardhmen.

Shala ka treguar se edhe pse shkolla ka pak muaj që është hapur, ka një numër goxha të madh të prindërve të cilët ja kanë besuar fëmijët e tyre kësaj shkolle.

“Është duke u bërë një punë e mirë, fëmijët janë të interesuar për t’i mësuar hapat e parë rreth futbollit dhe jemi të kënaqur për përkushtimin dhe disiplinen që ata po tregojnë gjatë ushtrimeve”, ka thënë Shala për ORAinfo.

Tutje ai ka folur edhe për dobitë të cilat i marrin fëmijët duke ushtruar futboll.

“Stërvitjet e rregullta ndihmojnë fëmijët që ta përmirësojnë shëndetin kardiovaskular, ndihmojnë në mbajtjen e një peshe të shëndetshme trupore, pastaj forcon kockat trupore tek fëmijët. E gjithë kojë ndihmon që ata të bëjnë gjumë me të rehatshëm. Socializohen me fëmijët e tjerë si dhe ndihmon shumë në disiplinimin e tyre. Po ashtu një gjë që është shumë me rëndësi për fëmijët që merren me futboll është se si largon ata nga përdorimi i tepërt i teknologjisë si kompjuterit, telefonave, Ipadit”, ka thënë Shala.

Ai ka treguar se shkolla është e hapur për regjistrimin e fëmijëve të të gjitha grupmoshave.

Për t’u bërë pjesë e kësaj shkolle mund të kontaktoni në numrin e telefonit +383 45 703 704. /ORAinfo/

https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/04/v0.mp4https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/04/v1.mp4https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/04/v2.mp4

Next Post

Konseisao pas humbjes kundër Atalantës: Nuk më japin respekt, por dua 2 trofe

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.