• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, August 28, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

26/04/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Real Madridi përmes një tjetër komunikate zyrtare ka bërë me dije se do të luajnë finalen ndaj Barcelonës.

Pati thashetheme të shumta në qarkullim se ‘Los Blancos’ do të refuzojnë të futen në fushë ndaj Barcelonës, pas deklaratave të gjyqtarit Ricardo De Burgos Bengoetxea.

Drejtuesit e klubit madrilen i quajtën këto thashetheme si të pabaza, duke bërë me dije se klubi nuk e ka menduar në asnjë moment tërheqjen nga finalja.

“Në dritën e thashethemeve që kanë dalë në orët e fundit, Real Madrid CF njofton se skuadra jonë nuk e ka konsideruar kurrë tërheqjen nga finalja e nesërme”.

“Klubi ynë e kupton se deklaratat e pafat dhe të papërshtatshme të bëra nga gjyqtarët e caktuar për këtë ndeshje, të bëra 24 orë para finales, nuk mund të njollosin një ngjarje sportive me rëndësi globale që do të ndiqet nga qindra miliona njerëz, dhe nga respekti për të gjithë tifozët që planifikojnë të udhëtojnë për në Sevilje dhe të gjithë ata që janë tashmë në kryeqytetin andaluzian”.

“Real Madrid beson se vlerat e futbollit duhet të mbizotërojnë, pavarësisht armiqësisë që është shfaqur edhe njëherë ndaj klubit tonë sot nga gjyqtarët e caktuar për finalen”, thuhej në komunikatën e Real Madridit.

Kujtojmë se finalja e madhe do të luhet sonte me fillim nga ora 22:00 në ‘La Cartuja’ të Sevillas./Telegrafi

Next Post

Bajerni i Mynihut mund të shijojë që sot titullin e Bundesligës, Kompani: Nuk kemi planifikuar festë, mos më provokoni

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.