Friday, 15. May 2026
Sport

GS 30/04/2025 2 Min. Lesezeit

Të premten hapet xhiroja e 32-të e Superligës së Kosovës në futboll, ndërsa të mërkurën është tërhequr shorti për zyrtarët e pesë ndeshjeve.

Feronikeli ’74 – Gjilani është ndeshja e parë dhe nis në orën 15:00, ku gjyqtar kryesor do të jetë Bardh Ajeti që do të asistohet nga Edmond Zeqiri e Faton Jakupi, ndërsa i katërti është Lirim Jashari.

Të shtunën, do të luhen dy ndeshje: Malisheva – Dukagjini  prej orës 15:00 dhe Prishtina – Ballkani që starton nga ora 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Alban Shala është gjyqtar kryesor në duelin Malisheva – Dukagjini, ku asistentë do të jenë Lumturie Muhadri e Meriton Berisha derisa Vigan Iberdemaj është gjyqtar i katërt.

Dueli i mbrëmjes në kryeqytet, i është besuar Dardan Çakës, i cili do të ndihmohet nga Drilon Rexhepi e Bajram Kabashi kurse gjyqtari i katërt do të jetë Erdall Zasella.

Xhiroja mbyllet të dielën, ku prej orës 15:00 janë ndeshjet Drita – Llapi dhe Suhareka – Ferizaj.

Mervan Bejtullahu është kryesori në duelin që do të luhet në Gjilan, ku asistentë do ti ketë Altin Zhegrovën e Gzim Mehmetin kurse Burim Jahmurataj do të jetë gjyqtari i katërt.

Ndërkohë, në Suharekë, kryesori është Mentor Ajeti me asistentët Alban Ejupi e Hekuran Osmani derisa i katërti do të jetë Eridon Podvorica.

Teilen: