Milan e ka zgjedhur trajnerin e ri!
Milani po mendon për të ardhmen dhe duket se ajo nuk do ta përfshijë Sergio Conceicao.
Trajneri portugez do të largohet në fund të sezonit, ndërsa tashmë po qarkullon edhe emri i trajnerit të ri.
Sportmediaset, ka lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se Massimiliano Allegri do të jetë trajneri i ri i Milanit.
Allegri është i lidhur për një kohë të gjatë me një rikthim te Milani, pas suksesit në kampionat në vitin 2011.
Marrëveshja mes palëve është arritur dhe zyrtarizimi do të bëhet pas Kupës së Italisë.