Monday, 3. August 2026
Sport

16-vjeçarja Kristina Liutova fiton turneun e Memphis dhe shkruan historinë e tenisit

GS 03/08/2026 1 Min. Lesezeit

Në debutimin e saj në cirkuitin madhor, rusja bëhet lojtarja e parë e lindur në 2010-ën që fiton një turne Wta.

Kristina Liutova ka tronditur botën e tenisit, ka lindur një yll. Tenistja ruse ka shkruar historinë e këtij sporti, duke fituar Wta 250 të Memphis, pasi mundi në finale çeken Darja Vidmanova (1-6, 6-1, 6-3). Ajo është vetëm 16 vjeç dhe mbi të gjitha ishte turneu i saj debutues në cirkuitin madhor.

Me këtë sukses, Liutova, e cila e nisi nga kualifikueset, bëhet lojtarja e parë në histori e lindur në 2010-ën që fiton një turne Wta. Në fillim të vitit ishte numri 601 në botë, kurse përpara turneut të Memphis ishte numri 229. Nga e hëna hyn në 130 vendet e para.

Liutova, edhe pse 16 vjeç, gjatë turneut tregoi pjekuri taktike dhe forcë mentale si një veterane. Që në fillim befasoi, duke eleminuar në turin e parë Ekaterina Alexandrova-n. Më pas fitoi ndaj rivaleve si, Maya Joint, Caty McNally dhe Elvina Kalieva. Në finale kompletoi kryeveprën e saj duke mundur me përmbysje Darja Vidmanova-n.

Teilen: