Tuesday, 7. April 2026
Sport

18-vjeçari që po shkëlqen në Premierligë kërkohet nga Pep Guardiola

GS 06/09/2023 1 Min. Lesezeit

Kampioni i Premierligës, Manchester City ka kthyer sytë ka sulmuesi i ri Evan Ferguson, i cili po tregon paraqitje të mira me fanellën e Brightonit.

“Sky Sports” ka raportuar të mërkurën se City po synon transferimin e 18-vjeçarit në fund të këtij edicioni.

  

Ferguson po pëlqehet shumë nga trajneri Pep Guardiola dhe po shihet si lojtar i rëndësishëm për të ardhmen. Madje Fergusonin po e vlerësojnë te City si zëvendësim ideal të Erling Haalandit.

Ferguson ka kontratë me Brightonin deri në vitin 2028 dhe kartoni i tij vlerësohet mbi 60 milionë euro.

Këtë edicion Ferguson ka shënuar 4 gola në po aq paraqitje këtë edicion në Premier League.

  

  


Teilen: