CHAMPIONS LEAGUE
Barcelona-Benfica Sot, në 18:45, kundër Benfikës, Barcelona do të mundohet të kapitalizojë avantazhin prej një goli të një javë më parë. Suksesi i arritur me një lojtar më pak (i kuq për Cubarsi) i bën më të qetë katalanasit, që gjithsesi kanë ende në kujtesë fitoren 5-4 kundër të njëjtit rival në fazën e kampionatit të Champions-it. Nga ana e tyre, miqtë janë të motivuar, edhe pse e dinë se duhet të fitojnë me dy gola avantazh për të siguruar zbarkimin në çerekfinale. Shanset për t’ia dalë mbanë janë në vlerën e 33.2 për qind, ndërkohë që vendasit kanë më shumë se gjysmën e mundësive (51.07%). Barazimi mes tyre është rezultati më pak i mundshëm me një probabilitet prej 15.74%. Algoritmi i faqeve të specializuara parashikon, sidoqoftë, një sfidë ku do të shënohen më shumë se tre gola.
PARASHIKIMI: Shënohen mbi 3.5 gola, 36 për qind.
CHAMPIONS LEAGUE
Bayern Munich-Bayer Leverkusen Përballja e sotme e orës 21:00 do t’i japë jetë një tjetër derbi gjerman. Suksesi 3-0 i arritur në transfertë u jep një farë sigurie djemve të Vincent Kompany, që, sipas algoritmit, kanë një shans prej 41.02 për qind për të fituar përsëri sot në mbrëmje. Në fakt, skuadra e Ksabi Alonsos nuk duket e dorëzuar, të paktën edhe nga deklaratat e dhëna për mediat. Një sukses i Leverkusenit ka një probabilitet prej 39.76%, ndërkohë që barazimi është rezultati më pak i mundshëm e me shanse realizimi në masën 19.21%. Si gjithmonë në kampionatin gjerman, këto dy skuadra janë nga ato që luajnë hapur, ndaj algoritmi parashikon shënim golash nga të dyja palët.
PARASHIKIMI: Shënon secila skuadër, 49 për qind.
CHAMPIONS LEAGUE
Inter-Feyenoord Suksesi me dy gola në transfertën e javës së kaluar nuk i jep qetësinë e duhur Interit për ndeshjen e sotme kundër Fejnordit. Duke mundur ekipe si Milani dhe Bayern Munich, holandezët kanë treguar se mund të thonë fjalën e tyre në Champions League edhe me mungesa. Sidoqoftë, algoritmi nuk e favorizon dhe i jep një shans në masën 5.55% skuadrës, që prej dhjetë ditësh drejtohet nga Robin van Persie. Edhe një barazim duket utopik me një probabilitet në vlerë 22.26%. Mundësitë që Interi të triumfojë edhe sot në orën 21:00 në “San Siro” janë të larta e për të qenë të saktë kapin vlerën 72.19%. Simone Inzagi gjithsesi nuk i beson shumë rivalit dhe do të hedhë në fushë ekipin që i jep më shumë garanci rezultati.
PARASHIKIMI: Interi fiton ose barazon dhe rivali nuk shënon, 59 për qind.
CHAMPIONS LEAGUE
Liverpul-PSG Përballja e javës së kaluar mes këtyre ekipeve tregoi se jo gjithmonë fiton ai që meriton. 27 goditet e parizienëve nuk sollën asgjë, ndërkohë që anglezëve u mjaftoi një zbritje e konkretizuar nga goli i Eliot. Avantazh minimal, të cilin të besuarit e Arne Slot do të mundohen ta ruajnë në ndeshjen e sotme të orës 21:00. Fitorja e Liverpool ka një shans prej 49.92%, ndërkohë që disi me më pak shanse vlerësohet nga algoritmi suksesi i PSG-së, që kap vlerën 43.4%. Rezultati më pak i mundshëm sipas ekspertëve është barazimi, që ka një mundësi minimale në vlerën 6.68%.
PARASHIKIMI: Shënon secila, 50 për qind.
CHAMPIONSHIP (ANGLI)
Burnley – West Bromwich Albion Fitore BUR: 50.13% Barazim: 40.49% Fitore WBA: 9.38% Java e 37-të e nivelit të dytë të futbollit anglez hapet me Burnley – West Bromwich Albion. Sipas algoritmit, vendësit janë favorit për suksesin në këtë përballje dhe fitorja e tyre kuotohet në masën 50.13%. Shanse minimale për miqtë, të cilët kanë vetëm 9.38% mundësi suksesi në transfertë. Barazimi është gjithashtu një përfundim me probabilitet të lartë i kësaj sfide dhe për pasojë algoritmi “sheh” 40.49% shanse që skuadrat në fushë të ndahen në paqe.
PARASHIKIMI: Burnley fiton, edhe pse shënojnë të dyja ekipet, 53 për qind.
CHAMPIONSHIP (ANGLI)
Middlesbrough-Queens Park Rangers Një tjetër sfidë interesante e përzgjedhur është ajo mes Middlesbrough dhe Queens Park Rangers. Algoritmi vlerëson probabilitetin prej 51.3% për një fitore të Middlesbrough kundër rivalit të sotëm. Për një barazim parashikimi ndërmjet këtyre ekipeve, shanset kapin vlerën 12.76%. Modeli ynë i parashikimit jep një shans 35,94% për një fitore të Queens Park Rangers kundër Middlesbrough, sepse kjo skuadër ka treguar se di të jetë efikase edhe kur luan larg mureve mike.
PARASHIKIMI: Shënojnë të dyja ekipet, 50 për qind.
CHAMPIONSHIP (ANGLI)
Cardiff-Luton Town Algoritmi vlerëson probabilitetin prej 49.19% për një parashikim të fitores së Cardiff kundër Luton Town, ndërkohë që për një parashikim barazimi mes Cardiff-Luton Town shanset kapin vlerën 24.49%. Modeli i parashikimit jep një shans 26,33% për një Luton Town fitues kundër Cardiff. Skuadrat vijnë secila nga dy humbje radhazi, teksa Cardiffi ka treguar se pavarësisht rezultateve, di gjithmonë të gjejë rrugën e rrjetës kur luan në shtëpi. Për këtë proces, vështirësi në horizont për Lutonin, që në transfertë shënon një herë në çdo dy ndeshje. Për këtë arsye, parashikimi: Fitore dhe më shumë se tre gola të shënuar: 49.04 për qind.
CHAMPIONSHIP (ANGLI)
Sunderland – Preston Preston nuk ka më asnjë objektiv pasi sezoni i rregullt po i afrohet fundit, ndryshe nga kundërshtari i tyre këtë mbrëmje. Për më tepër, djemtë e Paul Heckingbottom shkojnë në këtë ndeshje me një nivel mjaft të ulët besimi pas humbjes 1-0 ndaj Sheffield United. Ndërkohë, vendësit patën prodhuar një festival të vërtetë sulmues ndaj Burnley-t dhe tashmë kanë treguar se i kanë kapacitetet e nevojshme për të dëmtuar çdo mbrojtje në kampionat. Algoritmi vlerëson probabilitetin prej 44.47% për një parashikim të fitores së Sunderland kundër Preston, ndërkohë për një parashikim barazimi mes Sunderland kundër Preston North End shanset janë në masën 26.29%. Edhe pse pa objektiva, dëshira për reagim me fitore të Prestonit ka një probabilitet me vlerë 29,24%.
PARASHIKIMI: Gol nga të dyja ekipe: 38.12 për qind.
CHAMPIONSHIP (ANGLI)
Norwich-Sheffield Wednesday Ndeshja e shpresës për Norëich dhe Sheffield Wednesday. Skuadra vendase është gjashtë pikë prapa gjashtëshes së parë, një më pak se kundërshtari i saj këtë mbrëmje. Megjithatë, “Kanarinat” janë në vështirësi sicc e dëshmon vetëm një fitore në katër ndeshje, përfshirë tre barazime në këtë hark kohor. Ndërkohë, djemtë e udhëhequr nga Danny Röhl vijnë nga një fitore pas tre humbje radhazi, duke përfshirë një poshtërim kundër Burnley-t në fund të shkurtit. Algoritmi vlerëson probabilitetin prej 41.31% për një parashikim të fitores së Norwich City ndërkohë që me 33,17% shanse vlerëson suksesin e miqve. Parashikimi i barazimit midis këtyre ekipeve kap vlerën 25.52%. P
ARASHIKIMI – Fitore vendëse dhe më pak se tre gola të shënuar: 39,4%.PANORAMASPORT.AL