WORLD CUP QUALIFIERS (EUROPË)
Romania – Bosnia Një Rumani në formë e nis fushatën e saj kualifikuese për Kupën e Botës me shumë optimizëm, pas një ecurie të shkëlqyer rezultatesh në vitin 2024. Të pamposhtur në dhjetë nga 12 ndeshjet e luajtura që nga marsi i vitit të kaluar, rumunët morën fitore në secilën nga gjashtë ndeshjet e tyre të fundit në Ligën e Kombeve. Skuadra e Mirçea Luçeskut shënoi 18 gola dhe pësoi vetëm tre gola në fushatën e saj në Ligën e Kombeve. Një rekord i shkëlqyer në Bukuresht ka bërë që Rumania të shmangë humbjen në secilën nga 11 ndeshjet e fundit në shtëpi. Ndërsa Rumania duket se është në rritje, Bosnja dhe Hercegovina rikthehet në aksion, duke kërkuar të përmirësohet pas një 2024 zhgënjyese. Bosnja nuk fiton që nga tetori 2023, duke regjistruar që atëherë 12 rezultate pa fitore.
PARASHIKIMI: Me Rumaninë në formë të mirë në vitin 2024 dhe Bosnjën që tregon pak cilësi në transfertë, fitorja në shtëpi është basti më i mirë në Bukuresht. 1/3+ jepet me 58%.
Poland – Lithuania Polonia dhe Lituania shkojnë ballë për ballë në Varshavë të premten mbrëma, me të dyja palët që kërkojnë të fillojnë fushatat e tyre kualifikuese për Kupën e Botës 2026 me një notë pozitive. Polonia nuk ka pasur momentin e vet më të mirë. Skuadra e Mikal Probierz është pa fitore në pesë ndeshjet e fundit, duke humbur katër prej tyre dhe duke pësuar mesatarisht pothuajse tre gola për ndeshje. Lituania nga ana e saj humbi të gjashtë ndeshjet e saj në fazën e grupeve të Ligës së Kombeve. Duke përfshirë edhe kualifikimet e mëparshme të Kupës së Botës, miqtë janë pa fitore në gjashtë ndeshje radhazi, një seri që duket se do të zgjatet këtë javë pasi ata nuk kanë arritur të fitojnë asnjë nga katër takimet e fundit me Poloninë.
PARASHIKIMI: Megjithëse Polonia ka fituar vetëm një nga njëmbëdhjetë ndeshjet e fundit zyrtare, Levandovski dhe shokët e tij rrallë dështojnë të shënojnë. Polonia numëron 8 ndeshje radhazi që shënon të paktën një gol. Në shtatë nga ato ndeshje, u shënuan tre ose më shumë gola, ndaj pritet një rezultat i ngjashëm sonte, 3+ që jepet me 57%.
Malta – Finland Finlanda shpreson të nisë fushatën e saj kualifikuese për Kupën e Botës 2026 me një fitore kundër Maltës të premten në mbrëmje për t’i dhënë fund serisë së saj prej tetë ndeshjesh pa fitore në ndeshjet e fundit ndërkombëtare. Finlandezët kanë rënë në Ligën e Kombeve C pas gjashtë humbjeve radhazi në Grupin 2. Ata përballen me maltezët, të cilët aktualisht janë katër ndeshje të pamposhtur në të gjitha kompeticionet, edhe pse kundër kundërshtarëve të dobët, por edhe kohët e fundit ata kanë mundur Moldavinë dhe kanë barazuar në shtëpi me Slloveninë.
PARASHIKIMI: Në 17 ndeshjet e fundit ndërkombëtare jashtë shtëpisë, Finlanda nuk ka shënuar më shumë se dy gola, dhe me Maltën të aftë për të mbajtur skuadra si Greqia dhe Sllovenia nën 2.5 gola, do të jetë e vështirë për Finlandën të shënojë më shumë se dy herë të premten. Basti jepet me 48%.
WORLD CUP QUALIFIERS (AFRIKË)
South Africa – Lesotho Objektivi i Afrikës së Jugut në ndeshjen e së premtes kundër Lezotos në stadiumin “Peter Mokaba” është të fitojë e të marrë kontrollin e Grupit C në kualifikueset e Kupës së Botës në vazhdim. Me një fitore rutinë 3-1 ndaj Zimbabvesë në ndeshjen e tyre më të fundit kualifikuese, Afrika e Jugut mbajti vendin e dytë në Grupin C me shtatë pikë në xhep, të barabartë me surprizën Ruanda në krye të grupit, duke e bërë të qartë se një betejë e ashpër për një vend kualifikimi automatik është në horizont. Por edhe Lezoto nuk është për tu anashkaluar. Ajo ka qenë një nga surprizat më të këndshme në tremujorin e hapjes së kualifikueseve, ku ata arritën të grumbullonin pesë pikë gjatë asaj periudhe.
PARASHIKIMI: Me shfaqjet e tyre të fundit elektrizuese që ushqejnë besimin e tyre, Afrika e Jugut hyn në këtë përballje me një avantazh të qartë në cilësi ndaj Lezotos. Duke pasur parasysh vështirësinë për të frenuar një ekip në rritje si “Bafana Bafana” të vendosur për të bërë një deklaratë të guximshme, Afrika e Jugut pritet të fitojë, por jo me më shumë se dy gola, bast që jepet 57%.
Rwanda – Nigeria Nigeria do të kërkojë fitoren e saj të parë në kualifikueset e Kupës së Botës 2026, kur do të përballet me Ruandën në Kigali të premten mbrëma. Vendësit kryesojnë Grupin C me shtatë pikë nga katër ndeshje, ndërsa Nigeria është vetëm një pikë larg vendit të fundit me tre pikë. Ruanda ka pasur një përmirësim të dukshëm në vitet e fundit. Ata përfunduan në fund në grup në paraqitjen e tyre të fundit në kualifikueset e Kupës së Botës, por kanë humbur vetëm një nga katër ndeshjet e luajtura deri më tani këtë herë. Nigeria ka humbur vetëm një nga shtatë ndeshjet e fundit në të gjitha garat, duke regjistruar po aq barazime (3) sa edhe fitore. Megjithatë, “Super Eagles” duhet të shqetësohen nga fakti se humbja e tyre e vetme erdhi kundër Ruandës në kualifikimet e Kupës së Kombeve të Afrikës.
PARASHIKIMI: Pavarësisht se ka fituar në katër nga shtatë ndeshjet e fundit, paraqitjet e Nigerisë nuk kanë qenë dhe aq keq, veçanërisht në mbrojtje, ku pësojnë pak. Nga ana tjetër, Ruanda ka pasur vështirësi në mbrojtje. Pritet një fitore e Nigerisë me 40%.
Ethiopia – Egypt Etiopia nuk ka luajtur kurrë në Kupën e Botës dhe nuk ka gjasa të ndryshojë, pasi deri më tani ka grumbulluar vetëm tre pikë në katër ndeshjet e para të kualifikueseve. Vendi i dytë nuk është shumë larg – vetëm tre pikë – por duket e pamundur që Etiopia të përfundojë përpara Guinea Bisau ose Burkina Faso. Etiopia ka humbur tre nga katër ndeshjet e fundit në të gjitha garat. Egjipti është një nga skuadrat më të mira të Afrikës, por paraqitjet e tyre të fundit kanë qenë disi me hope. Megjithatë ata janë favoritë absolutë në grup ku kryesojnë me dhjetë pikë në katër ndeshjet e para kualifikuese. Ndaj duket e pamundur që Egjipti të ketë probleme për të dalë nga ky grup. Skuadra e Hosam Hasan ishte pa humbje në nëntë ndeshje radhazi përpara se të humbiste në ndeshjen e Kupës së Kombeve të Afrikës kundër Afrikës së Jugut disa javë më parë.
PARASHKIKIMI: Etiopia ka shënuar vetëm tre gola në katër ndeshjet e fundit. Nga ana tjetër, Egjipti ka shënuar pesë gola në pesë ndeshjet e mëparshme. Nuk duhet të presim më shumë se dy gola në këtë ndeshje mes Etiopisë dhe Egjiptit, bast që jepet me 55%.
SEGUNDA DIVISION (SPANJË)
Burgos CF – Almeria Të dyja skuadrat vijnë në ndeshjen e sotme në formë të mirë pas fitoreve të marra fundjavën e kaluar. Burgos u lehtësua nga një fitore 1-0 në transfertë në Kartagena në fund të tabelës, ndërsa Almeria mundi 4-1 Saragozën. Nëntë nga 11 ndeshjet e fundit të Burgos në shtëpi panë më pak se 2.5 gola të shënuar, me një mesatare prej vetëm 1.5 gola të shënuar në 10 ndeshjet e tyre më të fundit në shtëpi. Ndërsa Almeria ka parë që shpresat e saj për ngjitje të zbehen me një ecuri të zymtë të rezultateve të regjistruara në dy muajt e fundit. Pavarësisht rënies së tyre në formë, Almeria mbetet në gjuetinë e ngjitjes në Primera. Vizitorët janë në vendin e shtatë në divizion, vetëm gjashtë pikë prapa liderit të ligës, Levante.
PARASHIKIMI: Në atë që është një ndeshje e vështirë për t’u parashikuar pritet një ndeshje e luftuar sonte. Basti më i mirë është nën 2.5 gola me 58% mundësi fitimi.
WORLD CUP QUALIFIERS (SAUTH AMERICA)
Ecuador – Venezuela Rezultatet e Ekuadorit janë në përmirësim të vazhdueshëm. Ata u shfaqën në Botërorin e fundit dhe u paraqitën mjaft mirë. Ata vazhduan me rezultate fantastike në kualifikueset e Botërorit, duke qenë se janë në vendin e 3-të me 19 pikë (tri pikë të zbritura). Tani për tani, me gjashtë ndeshje të mbetura, ata janë në pozita të favorshme. Me një fitore të mundshme këtu, “Tricolors” do të bënin një hap masiv për të siguruar një tjetër paraqitje në Botëror. Venezuela është e 47-ta në listën e renditjes botërore të FIFA-s dhe e 7-ta në CONMEBOL (nga dhjetë skuadra). Ata janë ende pa një paraqitje në Kupën e Botës dhe dyshojmë se mund të kualifikohen këtë herë. Ata janë në vendin e 8-të me 12 pikë nga 12 ndeshje – pesë pikë nga vendi i gjashtë i dëshiruar. Megjithatë, ata janë ende vetëm një pikë larg vendit të 7-të, që të çon në “play off”.
PARASHIKIMI: Duke marrë parasysh atë që kemi parë nga këto skuadra deri më tani, diferencën në formë dhe avantazhin e fushës së shtëpisë, ne favorizojmë vendasit, fitorja e të cilëve jepet me 55%.PANORAMASPORT.AL