PREMIER LEAGUE
Chelsea – Everton Chelsea ende ka një betejë për të siguruar kualifikimin në Champions League për sezonin e ardhshëm. Ata ndodhen në vendin e gjashtë në Premier League dhe të shtunën luajnë në shtëpi kundër Evertonit, që është në vendin e 13-të. A do të arrijnë Blutë një fitore të rëndësishme në shtëpi? Me edhe pesë ndeshje të mbetura në kampionat, Chelsea është dy pikë prapa vendit të pestë që do t’u siguronte atyre një vend në Champions. Ndeshja e fundit në kampionat i pa ata të fitonin 2-1 ndaj Fulhamit, dhe tani duhet të ndërtojnë mbi atë rezultat. Ata me të vërtetë kanë nevojë për tri pikët nga kjo ndeshje, pasi katër ndeshjet e fundit nuk janë aspak të lehta. Chelsea ende duhet të përballet me tri nga pesë skuadrat më të mira, si dhe një ndeshje në shtëpi kundër Manchester United.
PARASHIKIMI: Fiton Chelsea 46%
Newcastle – Ipswich Town Pas humbjeve të thella në ndeshjet e fundit, Newcastle dhe Ipswich Town do të përballen me njëratjetrën, duke kërkuar secila tri pikët për të përmirësuar pozitat në sezonin e tyre. Kjo ndeshje do të zhvillohet në “St. James’ Park”, me Newcastle United, që është në garë për një vend në pesëshen e parë, ndërsa Ipswich Town po lufton për mbijetesë. Newcastle United ndodhet në vendin e pestë para kësaj ndeshjeje dhe është vetëm dy pikë përpara skuadrës që renditet në vendin e shtatë, në një garë shumë të ngushtë për Champions League. Nga ana tjetër, më poshtë në renditje, duket se është vetëm çështje kohe para se të konfirmohet zyrtarisht rënia nga kategoria e Ipswich Town.
PARASHIKIMI: Fiton Newcastle dhe shënohen mbi 3.5 gola 40%
BUNDESLIGA
Leverkusen – Augsburg Bayer Leverkusen përballet me mundësinë e humbjes së titullit në Bundesliga, teksa sot presin në shtëpi Augsburgun, skuadër që shpreson të sigurojë një vend në Europë, në ndeshjen e javës së 31- të në “BayArena”. Kjo përballje mes “Die Werkself” që ndodhen në vendin e dytë dhe “Fuggerstädter” që renditen në vendin e 10-të, pritet të jetë një ndeshje me pak gola, ndërsa parashikimi ynë është nën 2.5 gola. Leverkusen ka grumbulluar 64 pikë, tetë më pak se liderët Bayern Munich, ndërsa Augsburgu ka 43 pikë, katër më pak se zona që siguron pjesëmarrjen në garat europiane. Nëse kampionët në fuqi humbasin pikë në këtë takim, ata mund të humbasin edhe titullin këtë fundjavë. Kjo është një mundësi reale, pasi Leverkusen barazoi 1- 1 në transfertë kundër St. Pauli fundjavën e kaluar.
PARASHIKIMI: Shënohen më pak se 2.5 gola 42%
Eintracht Frankfurt – Leipzig Është një përballje mes vendit të tretë dhe të katërt në Bundesliga këtë, teksa Eintracht Frankfurt pret Leipzig në ndeshjen e javës së 31-të. Ky duel mes “Die Adler”, që ndodhet në vendin e tretë, dhe “Die Roten Bullen”, që mbajnë vendin e katërt, pritet të jetë i luftuar dhe i barabartë. Parashikimi ynë është se skuadra mike do të shmangë humbjen. Eintracht ka 52 pikë dhe është tri pikë përpara Leipzigut, i cili ndodhet vetëm një pikë mbi Freiburgun dhe dy pikë mbi Mainzin që është në vendin e gjashtë. Barazimi 0-0 në transfertë ndaj Augsburgut fundjavën e kaluar vazhdoi formën e mirë të Eintracht, me “Shqiponjat” që kanë fituar tre dhe barazuar një nga pesë ndeshjet e fundit në kampionat. Megjithatë, duke qenë vetëm tri pikë mbi Leipzigun, ata nuk kanë luksin të jenë të pakujdesshëm.
PARASHIKIMI: Fiton Leipzig ose barazim 65%PANORAMASPORT.AL