EUROPA LEAGUE
Lazio – Viktoria Plzen Rezultati i ndeshjes së parë favorizon ndjeshëm italianët të cilët fituan në Republikën Çeke edhe pse ishin me dy lojtarë më pak. Favoritë absolutë për trofeun, italianët janë ndjeshëm më të kuotuar edhe për takimin e sotëm të orës 18:45. Ndërkohë, Viktoria Plzen i duhet mrekullia për të siguruar kualifikimin sot në “Olimpico” të Romës, ndaj edhe algoritmi e sheh fitoren e tyre me 17.1% shanse, ndërkohë që ai lacial është në vlerën 54.4%. Po sipas modelit të algoritmit, barazimi prek kuotën 38.5 në një ndeshje ku priten edhe gola.
PARASHIKIMI: Fiton Lacio dhe shënohen mbi 3 gola. 39.4 përqind.
Olympiacos – Bodo/Glimt Dy skuadra luftojnë sot për të tentuar gjithçka për në fazën tjetër, por norvegjezët janë të favorizuar për shkak të suksesit të pastër në takimin e parë. Grekëve u duhen golat e shpejtë dhe u nevojiten të paktën tre, teksa miqtë janë vrasatarë në kundërsulm. Pikërisht për këtë arsye, parashikuesit e ndeshjeve mendojnë se kjo sfidë do të ketë më shumë se 2.5 gola të shënuar. Sakaq fitorja e Olympiakosit 47%, ajo e Bodo/Glimt 32%, ndërsa barazimi 21%.
PARASHIKIMI: Shënojnë të dyja skuadrat 58%
Eintracht Frankfurt – Ajax Ajaksi ka treguar se këtë sezon mund të dominojë dhe të humbasë ndaj kujtdo. Disfata e një javë më parë në Amsterdam, nuk e konfirmoi qasjën e “Harkëtarëve” ndaj skuadrave gjermane, kundër të cilave ka humbur vetëm 2 nga 22 ndeshjet e fundit. Sidoqoftë, falë shifrave në takimin e parë, sot është Frankurti favoriti për fitore, por priten gjithashtu edhe gola. Fitorja vendëse vlerësohet me 50.23%, barazimi me 18.82%, ndërsa fitorja e miqve me 30.95%.
PARASHIKIMI: Fiton Frankfurt dhe shënojnë të dyja skuadrat 54.5 %
Athletic Bilbao-Roma Skuadra italiane përfundoi në vendin e 15-të në fazën e kampionatit të Europa League, por që me ardhjen e Ranierit në stol duket se po rigjen formën e saj më të mirë. Situatë të mirë megjithatë është duke kaluar edhe Athletic Bilbao, që po bën mjaft mirë në kampionat. Specialistët e parashikimeve e shohin këtë një sfidë që do të ketë gola, ndërsa shihet shumë e vështirë të thuhet skuadra që mund të fitojë. Edhe pse me përqindje, fitorja vendëse shihet më e lartë me 46%, ndërsa ajo e Romës me 30%. Ndërkohe, barazimi barazimi vlerësohet me 24%.
PARASHIKIMI: Shënojnë të dyja skuadrat 52%
Manchester United – Real Sociedad United vjen pas barazimit me Arsenalin në fundjavë nga Fulham dhe një kualifkim në Europa League është shansi i artë për të shpresuar më tej për një vend në Europë vitin tjetër. Ata kanë pasur mjaft vështirësi, por United do të provojë gjithçka që të kalojë në fazën tjetër. Nga ana tjetër, Sociedad ka 36 vite që nuk kualifikohet për një çerekfinale në kompeticionet europiane. Shanset, sipas specialistëve të parashikimeve, janë që ekipi anglez të fitojë janë 42.88%, ndërsa baskët kanë vetëm 32%. Nga ana tjetër, barazimi vlerësohet me 25.12%. Specialistët e parashikimeve mendojnë se në këtë sfidë do të mbizotërojnë golat.
PARASHIKIMI: Shënojnë të dyja skuadrat dhe sfida përfundon me mbi 2.5 gola 55%
Tottenham – AZ Alkmaar Kjo sfidë është e dyta që i vendos të dyja skuadrat përballë njëra-tjetrës në këtë kompeticion, me Spursat që fituan ndeshjen e parë 1-0. Skuadra angleze ka fituar 8 nga 12 ndeshjet e fundit përballë skuadrave holandeze dhe shihen si favoritët për këtë sfidë. Specialistët e parashikimeve presin më shumë nga Totenhami, pasi, sipas tyre, shanset që të fitojnë, vlerësohen me 47.53%. Barazimi ka vetëm 18.5% shanse, ndërsa AZ Alkmaar ka 33.97% shanse. Megjithatë, edhe në këtë sfidë sipas parashikimeve priten gola.
PARASHIKIMI: Shënojnë të dyja skuadrat 60%
Rangers – Fenerbahce Gjigantët turk të drejtuar nga Zhoze Mourinjo kërkojnë të tregojnë veten në Europë pasi kaluan me vështirësi deri në këtë fazë. Atyre u duhet një fitore bindëse në transfertë duke qenë se u mundën në shtëpi me rezultatin 3 me 1. Nga ana tjetër, Rangers janë duke kaluar një situatë të vështirë, që mund të konfirmohet edhe në Europë. Sipas parashikimeve, Fenerbahce ka 39& shans për të fituar në raport me 40% të Rangersit dhe 21% të barazimit.
Parashikimi: Fiton Rangers 59%
CONFERENCE LEAGUE
Chelsea – Copenhagen Chelsea është padyshim skuadra favorite për të triumfuar në këtë përballje, madje edhe në turne, ndërsa dhe historia ka treguar se anglezët e kanë më të lehtë me ekipet daneze siç e dëshmon edhe vetëm një humbje në 12 përballjë. Gjithashtu skuadra e Chelsea është më e fuqishme në letër në raport me atë të Copenhagen siç e dëshmoi edhe suksesi i “Bluve” në sfidën e një jave. Skuadra e Mareskës mbetet e brishtë në aspektin difensiv, ndaj kjo sfidë parashikohet me të dyja skuadrat që shënojnë si dhe fitoren e anglezëve. Në përqindje, fitorja e Chelsea-s shihet me 63.51%, ajo e Copenhagen me 13.75%, ndërsa barazimi 22.74.
PARASHIKIMI: Fiton Chelsea dhe shënojnë të dyja skuadrat 60%
Vitoria Guimaraes – Betis Real Betis nuk mbërrin në një çerekfinale në Europë prej 27 vitesh dhe vështirësitë e momenti i konfirmoi edhe barazimi i javës së shkuar në Spanjë. Për pasojë, sipas algoritmit nuk pritet një sfidë e lehtë. Portugezët nuk kanë pësuar ende asnjë humbje në këtë edicion të Conference League këtë sezon dhe mund të bëjnë një tjetër surprizë. Prandaj shanset që Vitoria të marrë një fitore ose barazim nuk janë të ulta, edhe pse Betisi mbetet lehtësisht favorit. Suksesi spanjoll vlerësohet me 35.5% kundërjt 33.3 të vendësve. Barazimi, sipas algoritmit, kap vlerën 31.2%.
PARASHIKIMI: Tjetër barazim me gola 35%
Fiorentina – Panathinaikos Në Firence pritet të jetë një ndeshje shumë e vështirë për vendësit si pasojë edhe e rezultatit 3-2 në favor të grekëve në takimin e parë. Grekët luajnë në këtë kompeticion për herë të parë, ndërsa për Fiorentinën është sezoni i tretë. Hera e parë në histori që përballen dhe sfida në Athinë na bën të mendojmë se do të ketë përsëri gola dhe spektakël. Vetëm një fitore në gjashtë ndeshjetg e fundit, nuk e vendosin Firentinën në kushte ideale, megjithatë përvoja mund të ketë ndikim. Madje, sipas parashikimeve, shanset që Panathinaikosi të fitojë janë 32.4%, ndërsa barazimi 33%. Fitorja e Fiorentinës, sipas algoritmi vlerësohet me 54,6%.
PARASHIKIMI: Shënojnë të dyja skuadrat 62%.
PANORAMASPORT.AL