EUROPA LEAGUE
Manchester United – Athletic Bilbao Këtë të enjte, Manchester United do të rikthehet në “Old Trafford” pas tri ndeshjeve radhazi si mysafir. Ata do të përballen me Athletic Bilbaon në ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales së Europa League. Në fund të ndeshjes së kthimit, fituesi i këtij çifti do të përballet me Bodo/Glimt ose Tottenham Hotspur në finale. Manchester United i dha vetes një avantazh në këtë përballje me një fitore të thellë 3-0 në ndeshjen e parë. “Djajtë e Kuq” janë të pamposhtur në këtë kompeticion këtë sezon dhe kanë fituar të pesë ndeshjet e fundit në shtëpi. Athletic Bilbao ka një mal për të ngjitur, nëse dëshiron të luajë në finalen që do të zhvillohet në stadiumin e tyre. Ata kanë pësuar tri humbje në Europa League këtë sezon dhe do ta kenë të vështirë në Angli. A do të mundin spanjollët ta përmbysin rezultatin apo do të jetë United, pas një sezoni të vështirë, ai që do të shkojë në finale?
PARASHIKIMI: Fiton Manchester United 43%
Bodo/Glimt – Tottenham A mund të bëhet Bodo/Glimt klubi i parë norvegjez që arrin në një finale europiane? Ata duhet të japin gjithçka në ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales së Europa League, nëse duan të shkruajnë histori. Ndeshja e parë i pa ata të humbasin 3-1 në udhëtim ndaj Tottenhamit. Norvegjezët bënë mirë që nuk pësuan një humbje edhe më të thellë pasi shkuan në disavantazh 2-0 në pjesën e parë. Ata reaguan mirë për ta mbajtur ndeshjen me një diferencë prej dy golash dhe tani presin Tottenhamin në fushën e tyre artificiale, e cila i ka ndihmuar të arrijnë deri në këtë fazë të turneut. Tottenhami vazhdon të ketë vështirësi në Premier League, por ka luajtur më mirë në Europë. Është e mundur që këtë sezon të shohim një finale të Europa League mes Tottenhamit dhe Manchester United, me një vend në Champions League në lojë. Kjo është e mundur pasi United është 3-0 pas ndeshjes së parë në fushën e Bilbaos. Megjithatë, Tottenhami nuk e ka siguruar ende kualifikimin dhe ende ka një mbrojtje që shpesh është e brishtë.
PARASHIKIMI: Shënojnë të dyja skuadrat 55%
CONFERENCE LEAGUE
Chelsea – Djurgardens Chelsea ka hedhur një hap të madh drejt finales së Conference League për sezonin 2024-25. Ata fituan me rezultatin bindës 4-1 në ndeshjen e parë jashtë fushe ndaj Djurgardens dhe tani do t’i presin suedezët në “Stamford Bridge”. Fituesi i kësaj përballjeje do të ndeshet në finale me Real Betis ose Fiorentinën. Betis ka epërsi pasi fitoi 2-1 në shtëpi në ndeshjen e parë. Chelsea me siguri nuk do të refuzonte një trofe europian, por është e qartë se objektivi i tyre kryesor në këtë moment është sigurimi i një vendi në Ligën e Kampioneve për sezonin e ardhshëm. Djurgardens ka nevojë për një përmbysje të jashtëzakonshme për të kaluar në finale.
PARASHIKIMI: Fiton Chelsea të dyja pjesët 57% Fiorentina – Betis Real Betis do të udhëtojë drejt Italisë me një avantazh të ngushtë në gjysmëfinalen e Conference League kundër Fiorentinës. Në Sevilje, një javë më parë, ndeshja e parë përfundoi 2-1 në favor të Betisit. Tani, në Firence, Fiorentina shpreson ta përmbysë rezultatin. Skuadra vendase, Fiorentina, ka qenë në dy finalet e fundit të Conference League, por i ka humbur të dyja. Tani shpreson të arrijë për herë të tretë dhe më në fund të fitojë trofeun. Pa dyshim që nga të dyja skuadrat, Fiorentina është ajo me më shumë përvojë në këtë nivel. Ata e dinë mirë se çfarë kërkohet për të arritur deri në fund. Nga ana tjetër, për Real Betisin kjo është hera e parë që arrijnë në një gjysmëfinale të një kompeticioni europian. A do të arrijnë të vazhdojnë rrugëtimin historik apo do të jetë Fiorentina ajo që do të marrë edhe një herë shansin për të fituar Conference League?
PARASHIKIMI: Shënojnë të dyja skuadrat dhe shënohen mbi 2.5 gola 47%.
PANORAMASPORT.AL