SERIE A
Cagliari – Genoa Rruga e Genoas drejt pjesës së sipërme të tabelës së Serie A italiane ende është e mbushur me pengesa. Pengesa e ardhshme vjen në “formën” e Cagliarit që ndodhet në vendin e 15-të, që do të presë Genoan që ndodhet në vendin e 12-të. Pas ndeshjeve ndaj Atalantës, Juventusit dhe Bolognas, Cagliari mendon se ky është një kundërshtar më i menaxhueshëm. Për këtë arsye, ata do të synojnë të fitojnë pas katër ndeshjesh pa fitore. Ata vijnë nga një humbje 2-1 ndaj Bolognas. E vetmja gjë pozitive nga ajo ishte fakti që ata arritën të shënojnë, pasi kishin dështuar në dy ndeshjet e mëparshme. Fitorja 2- 1 ndaj Parmës është e vetmja fitore e Cagliarit në gjashtë ndeshjet e fundit. Ashtu si Cagliari e sheh Genoan si një kundërshtar të menaxhueshëm, edhe skuadra e Viera pasi ka përmirësuar shumë lojën nën drejtimin e trajnerit të ri kërkon fitoren. Goli i vonshëm i Johan Vasquez i dha një pikë Genoas në ndeshjen kundër Empolit, që janë të kualifikuar për gjysmëfinalet e Kupës së Italisë, duke barazuar 1-1 të dielën. Sa i përket parashikimit, pritet që kjo sfidë të përfundojë në barazim. Shanset e Cagliarit për të fituar vlerësohen 34.53%, ndërsa të Genoas 39.83%. Barazimi vlerësohet me 25.65%. Pavarësisht përqindjes më të ulët, barazimi pritet të ndodhë në këtë sfidë.
PARASHIKIMI: Barazim 25.65%
BUNDESLIGA
Monchengladbach – Mainz 05 Mainzi do të synojë të kalojë përkohësisht në vendin e tretë në Bundesligë kur të udhëtojë për t’u ndeshur me Borussia Monchengladbach për këtë ndeshje të javës 25. Kjo ndeshje në Borussia-Park të premten nis me Die Fohlen në vendin e tetë dhe Die Nullfunfer në vendin e katërt, ndërsa parashikimi ynë është që ekipi mysafir të fitojë të paktën një pikë. Monchengladbach ka 37 pikë dhe është vetëm katër pikë larg katër klubeve të para, vendi i katërt mbahet nga Mainz me 41 pikë. Fitorja 3-0 ndaj Heidenheim jashtë fushe javën e kaluar vazhdoi shtytjen e Monchengladbach për një vend në Kupat e Europës. Ata kanë katër fitore në gjashtë ndeshjet e fundit të kampionatit, duke humbur vetëm një herë. Pavarësisht këtyre shifrave të shkëlqyera, forma e fundit në këtë stadium paraqet një sfidë më të madhe. Vendësit humbën në dy nga katër ndeshjet e fundit në shtëpi, duke fituar vetëm një herë në këtë periudhë. Ky është një lajm i mirë për Mainz, të cilët mund të kalojnë përkohësisht Eintracht në renditje me një fitore. Ata janë në formë të shkëlqyer gjithashtu, duke ardhur këtu me tre fitore radhazi, përfshirë një fitore 2-1 ndaj Leipzig jashtë fushe javën e kaluar. Parashikimi për këtë ndeshje është se Mainz ka 39.32% shans për të fituar, në raport me 37.4% që ka Gladbah, ndërsa barazimi vlerësohet me 23.28%
PARASHIKIMI: Barazim ose fiton Mainz 44%
LIGUE 1
Toulouse – Monaco Toulouse është në rritje në Ligue 1 dhe do të shijojë mundësinë për të luajtur kundër Monakos në gjendjen e tyre aktuale. Vendasit ndodhen në vendin e tetë, katër vende pas Monakos para kësaj ndeshjeje të javës 25. Toulouse ka besim në ambiciet e tyre për Europë dhe e kanë treguar këtë në ndeshjet e fundit. Para kësaj ndeshjeje, ata kanë shënuar katër gola jashtë fushe për herë të dytë radhazi, duke mposhtur Angers 4- 0. Monaco nga ana tejtër ka pasur momentet e veta të vështira në 2025, por ndeshja e tyre e fundit nuk ishte një prej tyre. Lojtari i ri Mika Biereth ishte përsëri në formë, duke shënuar një tripletë, ndërsa “Les Monegasques” mundën Reimsin që po kalon në vështirësi 3-0. Ndërsa vendasit duhet të përmirësojnë formën në shtëpi, Monako ka nevojë për frymëzim në ndeshjet jashtë. Ata janë pa fitore në tetë ndeshje jashtë dhe mund ta kenë të vështirë pa Biereth në këtë ndeshje. Sipas parashikuesëve, shanset që Toulouse të fitojë janë 39.94%, ndërsa Monaco 38.24%. Barazimi vlerësohet me 21.83%. Megjithatë, parashikimi ynë është që kjo sfidë të shohë të dyja skuadrat të shënojnë gola.
PARASHIKIMI: Shënojnë të dyja skuadrat 51%
CHAMPIONSHIP
Norwich – Oxford Norwich City synon të rrisë shanset e saj për diçka më shumë këtë sezon me një fitore në shtëpi ndaj Oxford United. Norëich është në vendin e 11-të në Championship dhe është shtatë vende më lart se United. A mund ta sigurojnë Kanarinat një fitore në shtëpi? Vendasit janë vetëm katër pikë larg pozicionit të fundit të play-off për promovim. Ata kanë fituar tetë ndeshje në shtëpi këtë sezon, me vetëm tre humbje. 41 gola në kampionat janë shënuar në shtëpi dhe vetëm Leeds, me 45 gola, kanë shënuar më shumë. Norwich barazoi 1-1 ndaj Blackburn të shtunën, duke shënuar në minutën e 90-të, por duke u barazuar vetëm gjashtë minuta më vonë. Vetëm një nga shtatë ndeshjet e fundit të kampionatit është humbur. Oxford United ka nevojë për pikë pasi janë vetëm shtatë pikë larg zonës së rënies. Javën e kaluar ata humbën 3-2 në shtëpi ndaj Coventry City. Kjo ishte humbja e tretë radhazi në kampionat dhe tani ata kanë shtatë ndeshje kampionati pa fitore. Forma e tyre jashtë shtëpie është shumë zhgënjyese me vetëm një fitore, dhjetë humbje dhe të njëjtën numër golash të shënuar. Vetëm Plymouth ka shënuar më pak gola në kampionat jashtë shtëpie. Ata kanë dështuar të shënojnë në katër ndeshje të fundit jashtë shtëpie dhe në nëntë nga 13 ndeshjet e fundit. Ne parashikojmë një fitore për Norwich City e cila vlerësohet me 46.45% shanse që të ndodhë. Fitorja e Oxfort sipas parashikimeve ka vetëm 23.5% shanse të ndodhë ndërsa barazimi 30.04%.
PARASHIKIMI: Fiton Norëich 46.45%
SAUDI PRO LEAGUE
Al Nasr – Al Shabab Al-Nassr do të presë A-Shabab në ndeshjen e javës së 24-t të Saudi Pro League këtë të premte. Al-Nassr barazoi ndeshjen e fundit në një.
SERIE A
Cagliari – Genoa Rruga e Genoas drejt pjesës së sipërme të tabelës së Serie A italiane ende është e mbushur me pengesa. Pengesa e ardhshme vjen në “formën” e Cagliarit që ndodhet në vendin e 15-të, që do të presë Genoan që ndodhet në vendin e 12-të. Pas ndeshjeve ndaj Atalantës, Juventusit dhe Bolognas, Cagliari mendon se ky është një kundërshtar më i menaxhueshëm. Për këtë arsye, ata do të synojnë të fitojnë pas katër ndeshjesh pa fitore. Ata vijnë nga një humbje 2-1 ndaj Bolognas. E vetmja gjë pozitive nga ajo ishte fakti që ata arritën të shënojnë, pasi kishin dështuar në dy ndeshjet e mëparshme. Fitorja 2- 1 ndaj Parmës është e vetmja fitore e Cagliarit në gjashtë ndeshjet e fundit. Ashtu si Cagliari e sheh Genoan si një kundërshtar të menaxhueshëm, edhe skuadra e Viera pasi ka përmirësuar shumë lojën nën drejtimin e trajnerit të ri kërkon fitoren. Goli i vonshëm i Johan Vasquez i dha një pikë Genoas në ndeshjen kundër Empolit, që janë të kualifikuar për gjysmëfinalet e Kupës së Italisë, duke barazuar 1-1 të dielën. Sa i përket parashikimit, pritet që kjo sfidë të përfundojë në barazim. Shanset e Cagliarit për të fituar vlerësohen 34.53%, ndërsa të Genoas 39.83%. Barazimi vlerësohet me 25.65%. Pavarësisht përqindjes më të ulët, barazimi pritet të ndodhë në këtë sfidë.
PARASHIKIMI: Barazim 25.65%
BUNDESLIGA
Monchengladbach – Mainz 05 Mainzi do të synojë të kalojë përkohësisht në vendin e tretë në Bundesligë kur të udhëtojë për t’u ndeshur me Borussia Monchengladbach për këtë ndeshje të javës 25. Kjo ndeshje në Borussia-Park të premten nis me Die Fohlen në vendin e tetë dhe Die Nullfunfer në vendin e katërt, ndërsa parashikimi ynë është që ekipi mysafir të fitojë të paktën një pikë. Monchengladbach ka 37 pikë dhe është vetëm katër pikë larg katër klubeve të para, vendi i katërt mbahet nga Mainz me 41 pikë. Fitorja 3-0 ndaj Heidenheim jashtë fushe javën e kaluar vazhdoi shtytjen e Monchengladbach për një vend në Kupat e Europës. Ata kanë katër fitore në gjashtë ndeshjet e fundit të kampionatit, duke humbur vetëm një herë. Pavarësisht këtyre shifrave të shkëlqyera, forma e fundit në këtë stadium paraqet një sfidë më të madhe. Vendësit humbën në dy nga katër ndeshjet e fundit në shtëpi, duke fituar vetëm një herë në këtë periudhë. Ky është një lajm i mirë për Mainz, të cilët mund të kalojnë përkohësisht Eintracht në renditje me një fitore. Ata janë në formë të shkëlqyer gjithashtu, duke ardhur këtu me tre fitore radhazi, përfshirë një fitore 2-1 ndaj Leipzig jashtë fushe javën e kaluar. Parashikimi për këtë ndeshje është se Mainz ka Nga Italia në Arabinë Saudite, ja si pritet të dalin ndeshjet e sotme barazim 0-0 në ndeshjen e parë të çerekfinaleve të AFC Champions League kundër skuadrës iraniane Esteghlal. Ky rezultat e shtriu serinë e tyre pa fitore në dy ndeshje, pasi kishin humbur 2-1 jashtë fushe ndaj Al-Orubah në ligë para këtij takimi ndërkombëtar. Në përgjithësi, ata kanë fituar vetëm një nga pesë ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticionet, duke humbur dy herë dhe duke barazuar dy të tjera, dhe do të synojnë të kthehen te fitoret kundër Al-Shabab sot. Në anën tjetër, Al-Shabab ka qenë impresionues kohët e fundit. Ata nuk kanë humbur në tri ndeshjet e fundit (të gjitha ndeshje të Saudit Pro League), duke fituar dy herë dhe duke barazuar një herë. Kjo seri pa humbje përfshin një fitore 2-0 në shtëpi ndaj Damac në ndeshjen e fundit. Megjithatë, ata kanë pasur vështirësi për të marrë rezultate kundër AlNassr, duke mbetur pa fitore në tetë takimet e fundit ndaj fqinjve të qytetit në të gjitha kompeticionet. Kjo përfshin humbje të njëpasnjëshme në katër takimet e fundit, me më të fundit një humbje 2-1 në shtëpi në ligë. Parashikimi jonë vlerëson një fitore të Al Nasr me 56.92%, ndërsa barazimi vlerësohet me 18.57%. Fitorja e Al Shabab vlerësohet me 24.51%.
PARASHIKIMI: Fiton Al Nasr 56.92%
SAUDI PRO LEAGUE
Al-Fayha vs Al Hilal Al-Hilal do të udhëtojë për t’u përballur me Al-Fayha në kuadër të javës së 24-t të Saudi Pro League këtë të premte. Miqtë do të shpresojë të rikthehet fuqishëm në garën për titullin e kampionatit me një fitore ndaj Al Fayhas. Al-Hilal humbi ndeshjen e fundit, duke pësuar një humbje minimale 1-0 jashtë fushe kundër skuadrës uzbekistaneze Pakhtakor në AFC Champions League. Ky rezultat e shtriu serinë e humbjeve në dy ndeshje, pasi kishin humbur 3-2 në shtëpi ndaj Al-Ahli në ligë para ndeshjes së AFC Champions League. Në përgjithësi, ata kanë humbur tri nga katër ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticionet, duke fituar vetëm një. Kjo rënie e fundit i ka bërë kampionët në fuqi të humbasin terren në garën për titullin. Ata do të synojnë të rikthehet në sfidën për titull duke u rikthyer te fitorja sot. Al-Fayhaha barazoi ndeshjen e fundit, në një barazim pa gola kundër Al-Wehda në shtëpi në ligë. Ky rezultat e zgjati serinë pa fitore në tri ndeshje, pasi kishin barazuar 0-0 gjithashtu kundër Al-Khaleej dhe Al-Riyadh në ligë. Sipas parashikimeve, pritet që Al Hilal të triumfojë, madje duke shënuar më shumë se 2.5 gola. Shanset, sipas parashikimeve, e shohin Al Hilalin me 33.1% shanse për të fituar, ndryshe nga Al Fayha me 31.07. Barazimi vlerësohet me 35.85%.
PARASHIKIMI: Fiton Al Hilal dhe shënohen më shumë se 2.5 gola 33.1%.
PANORAMASPORT.AL