Tuesday, 24. March 2026
Sport

20 për të 20-tin, Leao çon Milanin drejt titullit! Portugezi synon rekordin personal

GS 14/08/2023 4 Min. Lesezeit

Rafael Leao a duket si 24-vjeçar nor mal? Mbase po, përveç talentit, fizikut, popullaritetit, kohës së sprintit në 60 metra, buzëqeshjes, jetës në tri shtete, llogarisë bankare (edhe llogarisë së vajzave që i shkruajnë). Megjithatë, Leao është 24 vjeç dhe në 24, shumë të rinj duhet t’i japin përmbajtje jetës së tyre: më pak mbrëmje universitare, më shumë punë.

pioli leao

Rafael po bën të njëjtën gjë. Është i fortë, kampioni potencial më evident në Itali, por të gjithë i kërkojnë të bëhet më konkret. Sepse portugezi është një nga 5 lojtarët më të mirë në botë kur bëhet fjalë për shpejtësi dhe driblimin e disa kundërshtarëve – madje tre, si në Napoli në Ligën e Kampionëve – por jo një nga 5 lojtarët më të mirë në Itali në gjashtëmbëdhjetë metrat e fundit. Tifozët e Milanit, me të, kanë një projekt të qartë në mendje: 20 herë 20.

UNË DHE CR7 — Milani do ta fillojë sezonin të hënën e 21 gushti, duke shpresuar ta mbyllë me yllin e dytë, pra titullin numër 20. Ndoshta nuk janë favoritët, por janë në grupin e më të mirëve. Leao mund të ndihmojë me 20 gola, të cilët nuk i ka shënuar kurrë, por i ka potencialisht në këmbë. Rafa arkëton historikisht më pak sesa mund: shumë raste për gola, por më pak festime. Në 2022-2023 ai shënoi 15 herë në Serinë A, rekord personal dhe një herë në Champions, por sa raste të humbura la në fushë? Sa herë nuk ka shënuar për shkak të një pasaktësie apo një zgjedhjeje të gabuar? Ndjesia, duke e parë, është se goli nuk i intereson dhe aq e ata që e njohin e konfirmojnë: portugezi i fiksuar pas renditjes së golashënuesit është tjetri, ai që luan me numrin 7 në Arabi.

VËLLA Z – Pra, me më shumë cinizëm, nuk është e vështirë të imagjinohet se golat mund të rriten në 20, shifra që ndan sulmuesit e fortë nga ata që konkurrojnë për golashënuesin më të mirë. Milani, për më tepër, nuk ka parë një njeri me 20 gola për 13 vite të fundit kur ia dilte Zlatan Ibrahimoviç në 2011- ‘12, viti i titullit të parë të Kontes me Juven (dhe për tifozët e Milanit, tani dhe gjithmonë, viti i golit nga Muntari). Suedezi asokohe shënoi 28 gola në Serinë A, e më pas tha lamtumirë. Që atëherë askush nuk ia ka dalë dhe në fakt, “djalli” gjithashtu pati sezone pa lojtarë dyshifrorë në kampionat. Lidhja në distanca të gjata është kështu kurioze. “Zlatani është një vëlla më i madh, unë jam gjithmonë pranë tij – tha Leao kohë më parë. – Ai e di që unë mund të bëj diferencën, por më tregon se gjëja e rëndësishme është mendja ime, pra duhet të qëndroj gjithmonë i fokusuar”. Dhe Ibra nga distanca e ka bërë gjithmonë të qartë se e konsideron Leaon të ndryshëm nga të tjerët, një lojtar të veçantë për mirë dhe për keq. Si trashëgimtar, do të ishte perfekt.

KONTRATA — Për këtë arsye, Milani me kënaqësi do të rriste shifrat e bonuseve mujore. Portugezi nënshkroi një rinovim të shumëpritur në pranverë dhe tani ka një kontratë të veçantë, me një sërë shtesash progresive. Si bonus, flasim edhe për golat e asistimet. Në fakt, duke u nisur nga një arritje e caktuar, nxiten rritje progresive, me shifra minimale, por gjithsesi domethënëse. E logjikshme që edhe me 20 gola pritet një fitim shtesë.

REINOLD BAKALLI – PANORAMASPORT.AL

Teilen: