Gjyqtari gjerman i futbollit Felix Zwayer do të drejtojë ndeshjen gjysmëfinale të evropianit midis Anglisë dhe Holandës në Gjermani të mërkurën, ka njoftuar UEFA.
Si ndihmës gjyqtar, Zwayer u pezullua gjashtë muaj në vitin 2006 për pranimin e parave nga një gjyqtar tjetër, Robert Heuzer, i cili u pezullua për kurdisje të ndeshjeve.
Gazeta gjermane “Die Zeit” njoftoi në vitin 2014 se vendimi konstatonte se Zwayer kishte marrë 300 euro nga Heuzer para ndeshjes së vitit 2004 dhe se ai nuk e kishte raportuar menjëherë incidentin.
Kjo do të jetë ndeshja e katërt e Felix Zwayer në Kampionatin Evropian të këtij viti.