• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, July 12, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

200 milionë euro nga Arabia Saudite, sulmuesi i Barcelonës merr vendimin për të ardhmen

24/07/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Mediat spanjolle dhe ato franceze kanë bërë me dije se sulmuesi i krahut i Barcelonës, Osman Dembele, ka refuzuar një ofertë marramendëse nga Arabia Saudite.

DEMBELE

Portali “Footmercato” ka zbuluar se Al-Nasr i Kristiano Ronaldos ka zbarkuar në Barcelonë për t’i prezantuar lojtarit të Barçës një kontratë vjetore prej 40 milionë eurosh për secilin nga pesë sezonet e ardhshme.

Sipas të njëjtit portal, operacioni do të ishte me një vlerë mbi 250 milionë, sepse klubi saudit mori përsipër edhe 50 milionë eurot që figurojnë në kontratën e Dembelesë si klauzolë përfundimi këtë korrik.

Por sipas “Footmercato”, lojtari do të kishte refuzuar këtë ofertë të majme sepse interesi i tij është të qëndrojë te Barça. Ai tashmë i ka shpjeguar klubit se synimi i tij është të vazhdojë, teksa palët kanë nisur bisedimet për një rinovim të mundshëm të kontratës së tij me klubin “blaugrana”.

Al-Nasr ka investuar tashmë këtë fushatë merkatoje duke afruar në ekip Seko Fofanën dhe Marselo Brozoviçin, i pari nga Lensi dhe i dyti nga Interi.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Shorti për turin e tretë kualifikues të Conference League, Partizani dhe Tirana do të njihen me kundërshtarët e mundshëm

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.