Arsen Venger, trajneri 74-vjeçar francez që ndërtoi Arsenalin legjendar të “The Invincibles” (Të pathyeshmit), shpjegoi në “BeIN Sports” se gjatë 22 viteve të tij si trajner i ekipit londinez “Reali i Madridit u përpoq të nënshkruante me mua dy ose tri herë.
Edhe Barcelona gjithashtu u përpoq të më nënshkruante, e bëri në një rast”. Në vitin 2021, Arsen Venger pranoi publikisht se u rrit si një tifoz i Realit të Madridit falë bëmave të Di Stéfanos, Kopas, Pushkashit dhe Santamarías në Kupën e Kampioneve të Europës – sot Liga e Kampioneve.
Sipas kronologjisë së ngjarjeve, herën e parë Venger refuzoi Realin e Madridit në vitin 2003. Këtë gjë e përsëriti gjashtë vjet më vonë, kur përsëri u tha jo “los blancos”. Në vitin 2009 në mungesë të Vengerit, Reali firmosi me Manuel Pelegrinin.
PANORAMASPORT.AL