• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, July 1, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

22-vjeçari ngroh portugezët: Mbappe? Rrini të qetë, e bllokoj unë

04/07/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Të premten e 5 korrikut nis edhe faza më e nxehtë e Kampionati Evropian të futbollit, Euro 2024, me sfidën Spanjë-Gjermanisë, që do të çelë siparin e çerekfinaleve, të këtij kompeticioni, mirëpo sfida mes skuadrave më të titulluara në “Kontinentin e Vjetër”, nuk do të jetë e vetmja që do të dhurojë spektakël atë ditë.

Në orën 21:00, “mitiku” i Hamburgut, “Volksparkstadion” do të presë një tjetër “klasike” evropiane, me “Gjelat” e Francës, që përballë tyre do të kenë “Luzianët” e Portugalisë, në një përsëritje të asaj finaleje të madhe, të Euro 2016, ku asokohe Cristiano Ronaldo me shokë siguronin trofeun e parë madhor të Kombëtares së tyre.

Padyshim është një duel që premton rivalitet të madh, ku në njërin krah është “ylli” i “Gjelave”, Kylian Mbappe e në krahun tjetër është idhulli i tij, Cristiano Ronaldo, mirëpo duket se prezenca e Mbappe nuk do të jetë problem për “Luzitanët”, me anësorin e talentuar të mbrojtjes, Nuno Mendes, i cili është shprehur një ditë para sfidës se di sesi të ndalojë sulmuesin francez.

“Të them të vërtetën, Kylian nuk do të luajë në krahun tim. Por nëse do të guxojë të sulmojë në krahun tim, unë do të jem gati. Stërvitem çdo ditë për këto lloj momentesh, të gjithë jemi përgatitur shumë mirë për takimin me Francën.

Do të bëjmë të pamundurën për t’i kufizuar pikat e tyre të forta, gjithashtu duam të luajmë futbollin tonë. E kemi të qartë se na pret një sfidë e komplikuar. Gjithsesi, unë e njoh mirë Mbappe dhe do të bëj çmos për ta ndaluar”,- u shpreh “ylli” portugez i Paris Saint-Germain.

Next Post

Euro 2024, parashikimi i pabesueshëm  për Gjermaninë: Me Spanjën...

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.