• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, June 27, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

23 dëmtime, Real Madridi është një skuadër prej… kristali

30/11/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ajo e dëmtimeve është bërë një rutinë e padëshirueshme te Reali i Madridit. Pothuajse çdo ndeshje lë plagë në Madrid në formën e dëmtimeve. Katër takimet e fundit kanë hapur dyert e infermierisë.

nba-canada--e7dbfb17-66e9-4e3a-826d-d9dc2a1ca011

Tetë nga njëmbëdhjetë ndeshjet e fundit të Madridit kanë rezultuar në një ose më shumë dëmtime për ekipin e Ançelotit, i cili ka gjithnjë e më pak vendime për të marrë kur të bëjë njëmbëdhjetëshen e tij. Humbja në “Anfield” la një “viktimë” të re: Kamavinga, i cili u desh të zëvendësohej në minutën e 57-të dhe ka një dëmtim muskulor në bicepsin femoral në këmbën e majtë, duke i shtuar listës së pafundme të viktimave për kampionët në fuqi të Spanjës dhe Europës.

Reali numëron 23 dëmtime deri më tani në një sezon katastrofik për lojtarët madrilen. Për Ançelotin u kthye gati Lukas Vaskez në një skuadër me 16 lojtarë nga ekipi i parë. Galiciani ishte lënduar më 9 nëntor në një pjesë të parë katastrofike kundër Osasunës. Në të njëjtën ndeshje Militao theu ligamentin e kryqëzuar, ndërsa Rodrigo lëndoi rektusin e femorisit. Në Champions kundër Milanit, Tçuameni ndrydhi kyçin e majtë.

Ndeshja e fundit në La Liga, kundër Leganes, rezultoi me një dëmtim të bicepsit të femurit për Vinicius. Gjashtë të lënduar në katër ndeshjet e fundit. Duke parë më tej, përmbysja kundër Dortmundit përfundoi me dy të lënduar (Kurtua dhe Rodrigo).

Në fitoren ndaj Vijarrealit katër lojtarë përfunduan me probleme me Karvahal që pagoi për të gjithë me këputjen e ligamentit dhe i tha lamtumirë sezonit. Dymbëdhjetë lojtarë në infermieri në tetë ndeshjet e fundit. Deri më tani këtë sezon, pas tre muaj e gjysmë garë dhe 19 ndeshje zyrtare të luajtura, ka pasur 23 dëmtime në ekipin e parë që u atribuohen dëmtimeve sportive.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

VIDEO/ Finale e çmendur, Botafogo fiton për herë të parë në histori Copa Libertadores

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.