Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka dërguar në Gjykatën e Posaçme kërkesën për konfiskimin e pasurive me vlerë rreth 9.1 milionë euro, të cilat dyshohet se nuk justifikohen me burime të ligjshme të të ardhurave. Pasuritë janë identifikuar në kuadër të një hetimi pasuror të nisur në vitin 2025, në funksion të një procedimi penal për trafikim narkotikësh, grup të strukturuar kriminal dhe pastrim të produkteve të veprës penale. Kërkesa për konfiskim është depozituar më 17 nëntor 2026 në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë, në kuadër të procedimit pasuror nr. 10 të vitit 2025, bazuar në ligjin antimafia. Sipas SPAK, nga hetimet, ekspertimet kontabël dhe vlerësimet e kryera janë identifikuar pasuri të luajtshme, të paluajtshme dhe kuota në shoqëri tregtare, të regjistruara në emër të personave nën hetim, familjarëve të tyre dhe personave të lidhur me ta. Vlera e përgjithshme e këtyre pasurive, sipas çmimit aktual të tregut, arrin në rreth 9.1 milionë euro. Në listën e pasurive për të cilat SPAK kërkon konfiskimin përfshihen 24 pasuri të paluajtshme, kryesisht në Durrës, mes tyre apartamente, njësi tregtare, truall dhe ndërtesë, si dhe dy vende parkimi në Vlorë.
Konkretisht, në Durrës janë identifikuar apartamente me sipërfaqe të ndryshme, nga 48 deri në 199 metra katrorë, njësi me sipërfaqe 548.32 dhe 355 metra katrorë, si dhe sipërfaqe të tjera trualli dhe pronash që shkojnë deri në 3050 metra katrorë. Në listën e pasurive përfshihet gjithashtu një truall me sipërfaqe 282.5 metra katrorë dhe një ndërtesë me sipërfaqe 248 metra katrorë, të dyja në Durrës. Ndërkohë, në Vlorë kërkohet konfiskimi i dy vendeve të parkimit, me numrat 10 dhe 11.
Përveç pasurive të paluajtshme, SPAK ka identifikuar edhe tre automjete: BMW, prodhim i vitit 2018; Mercedes-Benz AMG GLE 63 4MATIC, prodhim i vitit 2017; BMW X6, prodhim i vitit 2021; Në kuadër të hetimit janë identifikuar gjithashtu kuota në katër shoqëri tregtare dhe një person fizik. Ky procedim penal lidhet me veprat penale të “Trafikimit të narkotikëve”, të kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupit të strukturuar kriminal”, “Kryerjes së veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”.
Njoftimi i plotë:
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dërgoi më 17.11.2026 në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë kërkesën për gjykim për konfiskimin e pasurive në kuadër të procedimit pasuror nr.10 të vitit 2025, bazuar në ligjin nr. 10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, ndryshuar me ligjin nr. 85/2020, datë 2.7.2020.
Ky procedim pasuror është regjistruar mbi bazën e verifikimeve pasurore të kryera në funksion të procedimit penal nr.36 të vitit 2019, për veprat penale;“Trafikim i narkotikëve”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale apo grup i strukturuar kriminal” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale” vepra të parashikuara nga nenet 283/a, 28/4, 333/a, 334 dhe 287 të Kodit Penal.
Nga hetimet e kryera në kudër të procedimit pasuror nr.10 të vitit 2025, ekspertimet kontabwl dhe vlerwsues tw kryer u identifikuan pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme si dhe shoqëri tregtare në emër të subjekteve në hetim, familjarëve të tyre dhe personave të lidhur me ta, të cilat nuk justifikoheshin nga burimet e ligjshme të të ardhurave.
Vlera totale e pasurive me çmimin aktual të tregut është rreth 9.1 milionë euro.
Këto pasuri përfshijnë:
- 3 automjete
- kuota në 4 shoqëri tregtare dhe në një person fizik;
- 24 pasuri të paluajtshme, kryesisht në Durrës (apartamente, njësi, truall dhe ndërtesë) dhe 2 vende parkimi në Vlorë.Pasuritë e luajtshme:
- Automjet i markës BMW, i vitit 2018.
- Automjet i markës Mercedes Benz, modeli AMG GLE 63 4MATIC, viti 2017.
- Automjet i markës BMW, modeli X6, i vitit 2021.Kuotat e subjekteve tregtare:
- Shoqëria tregtare “Marquess” sh.p.k.
- Shoqëria tregtare “Felix Vinum” sh.p.k.
- Shoqëria, Agjenci udhëtimi “Dubai im” sh.p.k.
- Shoqëria TV-kabllor, Vlora CABLE, sh.p.k.
- Personi fizik “O. Sh”.Pasuritë e paluajtshme:
- Pasuria e llojit “Truall” me sipërfaqe 282.5 m2 dhe “Ndërtesë” me sipërfaqe 248 m2, e ndodhur në Durrës.
- Pasuria e llojit “Apartament”, me sipërfaqe 58.9 m2, e ndodhur në Durrës.
- Pasuria e llojit “Apartament”, me sipërfaqe 63.4 m2, e ndodhur në Durrës.
- Pasuria e llojit “Apartament”, me sipërfaqe 65.5 m2, e ndodhur në Durrës.
- Pasuria e llojit “Apartament”, me sipërfaqe 61 m2, e ndodhur në Durrës.
- Pasuria e llojit “Apartament”, me sipërfaqe 48 m2, e ndodhur në Durrës.
- Pasuria e llojit “Apartament”, me sipërfaqe 58.9 m2, e ndodhur në Durrës.
- Pasuria e llojit “Apartament”, me sipërfaqe 175 m2, e ndodhur në Durrës.
- Pasuria e llojit “Apartament”, me sipërfaqe 199 m2, e ndodhur në Durrës.
- Pasuria e llojit “Apartament”, me sipërfaqe 123 m2, e ndodhur në Durrës.
- Pasuria e llojit “Njësi”, me sipërfaqe 548.32 m2, e ndodhur në Durrës.
- Pasuria e llojit “Njësi”, me sipërfaqe 355 m2, e ndodhur në Durrës.
- Pasuria e llojit “Apartament”, me sipërfaqe 120 m2, e ndodhur në Durrës.
- Pasuria me sipërfaqe 1.745 m2, e ndodhur ne Durrës.
- Pasuria me sipërfaqe 1.745 m2, e ndodhur në Durrës.
- Pasuria me sipërfaqe 355 m2, e ndodhur në Durrës.
- Pasuria me sipërfaqe 285 m2, e ndodhur në Durrës.
- Pasuria me sipërfaqe 910 m2,e ndodhur në Durrës.
- Pasuria me sipërfaqe 3050 m2, e ndodhur në Durrës.
- Apartamenti me sipërfaqe 103,6 m2, e ndodhur në Durrës.
- Apartamenti me sipërfaqe 85 m2, e ndodhur në Durrës.
- Apartamenti me sipërfaqe 85 m2, e ndodhur në Durrës.
- Vend parkimi nr. 10, e ndodhur në Vlorë.
- Vend parkimi nr. 11, e ndodhur në Vlorë.Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vendosi ndarjen e procedimit pasuror nr. 10/2025 në procedimin nr. 10/1 të vitit 2026, për vijimin e hetimeve ndaj subjekteve dhe pasurive të tjera.
/rtsh.al/
- Pasuria e llojit “Apartament”, me sipërfaqe 58.9 m2, e ndodhur në Durrës.
- Shoqëria tregtare “Felix Vinum” sh.p.k.
- Automjet i markës Mercedes Benz, modeli AMG GLE 63 4MATIC, viti 2017.
- kuota në 4 shoqëri tregtare dhe në një person fizik;