Tuesday, 28. July 2026
Sport

“3 Luanët” duan kreun e grupit, mësoni formacionet zyrtare të takimit Angli-Slloveni

GS 25/06/2024 1 Min. Lesezeit

Anglia dhe Sllovenia do të përballen sonte në Këln, takim i vlefshëm për Grupin C të Kampionatit Europian 2024.

Capture

Anglia vjen nga barazimi 1-1 kundër Danimarkës në takimin e dytë, por kanë arritur edhe të mposhtin Serbinë në ndeshjen e parë. Ishullorët synojnë të tregojnë forcën e tyre me një triumf sot, duke qenë se me danezët treguan shenja jo të mira, për një ekip pretendent që të fitoj të gjithë kompeticionin.

Nga ana tjetër është Sllovenia, që ka treguar shpirt luftarak në 2 ndeshjet e para. 2 barazime në tërësi janë rezultate tepër pozitive për sllovenët, dhe sonte do i mjaftonte sikur edhe 1 tjetër për të siguruar kualifikimin si e treta më e mirë.

Capture

FORMACIONET ZYRTARE

ANGLIA (4-2-3-1): Pikford; Tripier, Guehi, Stons, Uoker; Rajs, Gallagher; Foden, Bellingham, Saka; Kejn | Trajner: Gareth Sauthgejt

SLLOVENIA (4-4-2): Oblak; Karniçnik, Drkusiç, Bijol, Janza; Stojanoviç, Gnezda, Elsnik, Mlakar; Shporar, Sheshko | Trajner: Mjataz Kek

Capture

PANORAMASPORT.AL

Teilen: