Sunday, 15. March 2026
Sport

3 podiume në 3 Slalome, Lara Colturi shkëlqen mbi ski

GS 01/12/2025 1 Min. Lesezeit

Skiatorja shqiptare Lara Colturi vazhdon të shkëlqejë në Kupën e Botës në Ski, event që transmetohet drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.

Lara tregon se është një nga skiatoret më të mira në botë, pasi në Slalomin e tretë të sezonit, arriti të sigurojë podiumin e tretë. Pas vendeve të dyta në Levi dhe Gurgl, Lara Colturi i dhuroi Shqipërisë një medalje të bronztë në garën e fundit në SHBA.

Sezoni ka nisur shumë mirë për skiatoren shqiptare, që me këto paraqitje të jashtëzakonshme, premton të sjellë medalje të tjera për Shqipërinë në sportin e skive.

Teilen: