Kanë kaluar 30 minuta lojë në ndeshjen miqësore ndërmjet Kombëtares së Shqipërisë dhe asaj të Bullgarisë.
Rezultati pas gjysmë ore lojë në stadiumin “Air Albania” në Tiranë është i barabartë pa gola 0:0, shkruan lajmi.net.
Kuqezinjtë kanë regjistruar disa gjysmë raste gjatë këtyre minutave, ndërsa ka edhe iniciativën.
Në stadium raportohet të jenë mbi 12 mijë tifozë shqiptarë.
Ky takim për Shqipërinë vjen pak ditë pas fitores së madhe 3:0 kundër Çekisë në kualifikime për Kampionatin Evropian, pikërisht në këtë impiant./Lajmi.net/