Ka përfunduar pjesa e parë e takimit hapës të “EURO 2024”.
Gjermania po avancon me tre gola epërsi ndaj Skocisë, e cila nuk ka shënuar ende.
Golin e parë të “EURO 2024” e ka shënuar Florian Ëirtz, i cili gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 10-të.
Në minutën e 19-të golin e gjeti edhe Jamal Musiala.
Golin e tretë në fundin e pjesës së parë e shënoi Kai Havertz nga penalltia.
E pikërisht për këtë penalltia të shkaktuar, Porteus i Skocisë u ndëshkua me të kuq.
Gjermania kontrolloi lojën gjatë tërë pjesës së parë, duke mos lënë Skocinë të ketë asnjë rast gjatë 45 minutëshit të parë.