Mes Roy Keane dhe babait të Erling Haaland “dueli” vazhdon akoma. Dy ish-futbollistët, të cilët janë ndeshur në fushë gati 30 vite më parë, sot kapen edhe me fjalë.
Siç dihet ish-mesfushori i United ishte autor i një faulli të rëndë karshi Alf Inge Haaland, i cili e pagoi shtrenjtë pasi këputi ligamentin kryesor të gjurit dhe kurrë nuk mundi që të rikthehej në fushë të luante në nivele të larta.
Sot dy personazhet kanë transferuar betejën e tyre në një tjetër plan. Babai i Haaland rreagoi pas ndeshjes mes Norvegjisë dhe Anglisë ku akuzoi arbitrin se ishte autor i një “krimi” pasi kishte “vjedhur” ekipin nordik duke marrë vendime në favor të “Tre luanëve”.

Këto deklarata kanë marrë përgjigje nga Roy Keane, i cili në podcast-in “Stick to Football” akuzoi ish-rivalin ne fushë me fjalë të rënda: “Nëse je duke pirë alkool gjatë të gjithë kohës atëherë sigurisht që mund të jesh duke ndjekur një ndeshje tjetër”. A.V.