Friday, 20. February 2026
Sport

300 ndeshje në karrierë, vlerësohet gjyqtari Enea Jorgji

GS 20/02/2026 1 Min. Lesezeit

Sfida Egnatia-Dinamo, që po transmetohet në RTSH Sport, ka një vlerë të veçantë për gjyqtarin Enea Jorgji. Kjo ishte ndeshja e 300-të në karrierë për arbitrin e njohur, që është vlerësuar në startin e takimit me një fanellë simbolike nga Presidenti i Shoqatës së Arbitrave, Tahir Kastrati.

“Shoqata përgëzon anëtarin e saj, Enea Jorgji, për arritjen e një momenti të veçantë në karrierën e tij – zhvillimin e ndeshjes së 300-të.

Me këtë rast, Presidenti i Shoqatës, z. Tahir Kastrati, i dorëzoi Jorgjit fanellën simbolike të këtij jubileu, si shenjë vlerësimi për kontributin dhe përkushtimin e tij ndër vite.

Është gjithmonë kënaqësi të vlerësohen anëtarët tanë në momente të tilla të rëndësishme.

Urime Enea dhe suksese të mëtejshme në rrugëtimin tënd profesional!”, shkruhet në njoftimin e Bashkimit të Arbitrave Shqiptarë të Futbollit.

Teilen: