Mançester Siti është i gatshëm t’i ofrojë Fill Fodenit një marrëveshje të re me vlerë 375.000 £ në javë. Me sezonin e Kevin De Bryjnes të kufizuar për shkak të dëmtimeve, Foden u rrit si lojtari kryesor i Sitit sezonin e kaluar, duke luajtur një rol vendimtar pasi skuadra e Pep Guardiolës siguroi një titull rekord të katërt radhazi në ligë.
24- vjeçari shënoi 19 gola në Premier Ligë dhe kontribuoi me tetë asiste në rrugën drejt titullit të gjashtë të karrierës së tij të jashtëzakonshme dhe u emërua Futbollisti i Vitit i Premier Ligës për herë të parë. Në vitin 2022, Foden angazhoi të ardhmen e tij afatgjatë në klubin e tij të fëmijërisë, duke rënë dakord për një kontratë pesëvjeçare me vlerë më të madhe se 200,000 £ në javë, përfshirë bonuset. Megjithatë, mes interesimit nga disa prej klubeve më të mira evropiane, Siti thuhet se është i përgatitur të ofrojë një marrëveshje të re të përmirësuar ndjeshëm këtë verë. Sipas “The Sun”, klubi është i përgatitur të shpërblejë formën e tij të re, duke i dhënë atij një kontratë që do ta vendoste atë në një nivel me De Bryjnen dhe Erling Halandin.
Marrëveshja thuhet se do ta blindonte atë deri në ditëlindjen e tij të 30-të në vitin 2030 dhe do ta bënte anglezin lojtarin britanik më të paguar të të gjitha kohërave. Megjithatë, përpara se të fillojë një tjetër përpjekje për mbrojtjen e titullit me Sitin, Foden shpreson të shkëlqejë për Anglinë e Garet Sauthgejtit në “Euro 2024”. Duke folur përpara ndeshjes hapëse të “tre luanëve” kundër Serbisë të dielën, ai këmbënguli se vazhdimësia e Anglisë si ekip do të jetë çelësi nëse ata duan t’i japin fund 58 viteve pritje për të fituar një trofe në Gjermani. “Një shembull: një trajner i ri vjen në një ekip dhe ka lojtarë të rinj”, tha Foden për “Mail Sport”.
“Ndonjëherë, për atë sezon nuk do të funksionojë derisa ata të mësojnë njëri-tjetrin. Mendoj se kjo është ajo që trajneri ka ndërtuar me Anglinë. Ndërtimi i lidhjeve. Gjatë sezoneve të fundit ne jemi duke u përmirësuar si ekip. Për shkak se nuk luani shumë atje, ju duhet pak më shumë kohë. Unë e shoh ekipin si shumë të fortë tani dhe e kuptojnë njëritjetrin shumë më tepër. Ndonjëherë në ndeshjet e mëdha, futbolli ka diferenca të vogla”.
PANORAMASPORT.AL