Saturday, 3. October 2026
Futboll

38 ndeshje pa humbje në kampionat, Mourinho i afrohet rekordit personal te Chelsea

GS 03/09/2026 2 Min. Lesezeit

José Mourinho po rikthehet të tregojë një nga armët e tij më të forta: vazhdimësinë dhe pamundësinë për t’u mposhtur në kampionat. Trajneri portugez ka regjistruar aktualisht 38 ndeshje radhazi pa humbje në kampionat, një seri e jashtëzakonshme e ndërtuar me tri skuadra të ndryshme: Fenerbahçe, Benfica dhe Real Madrid. Një statistikë që dëshmon edhe një herë aftësinë e “Special One” për të ndërtuar ekipe që dinë t’i shmangin humbjet.

Jose Mourinho tashmë ka një objektiv edhe më të madh; rekordin e tij personal. Seria më e gjatë e pamposhtmërisë së tij në kampionat është 40 ndeshje, e vendosur me Chelsea gjatë periudhës 2004–2005. Pra, portugezit i duhen vetëm dy ndeshje të tjera pa humbje për të barazuar një prej rekordeve më mbresëlënëse të karrierës së tij.

Nga Chelsea te Real Madrid, Fenerbahçe dhe Benfica, Mourinho vazhdon të dëshmojë se, pavarësisht viteve që kalojnë, humbja mbetet një problem që skuadrat e tij rrallë ia lejojnë vetes.

José Mourinho ka folur për marrëdhënien me dy trajnerët e fundit të Real Madridit, duke bërë një deklaratë që tërheq vëmendjen: “A kam folur me dy trajnerët e fundit të Real Madridit? Jo. Nuk do ta telefonoja kurrë një trajner për ta vendosur në një SITUATË TË VËSHTIRË të tillë”.

Mourinho sqaroi se ka marrë informacione për atë që ndodhi gjatë sezonit të kaluar te Real Madridi, por mohoi që këto të dhëna t’i ketë marrë drejtpërdrejt nga ish-trajnerët: “Kam marrë informacione për atë që ndodhi sezonin e kaluar, por jo nga Arbeloa apo Xabi”.

Teilen: