Thursday, 19. March 2026
Sport

4.1 mln euro fitim, Skaroni: Hap i rëndësishëm për klubin

GS 29/10/2024 1 Min. Lesezeit

Me mbledhjen e Asamblesë së klubit të mbledhur dje është miratuar buxheti i Milanit për sezonin 2023/24. Rezultati neto i konsoliduar për vitin financiar 2023/2024 tregon një fitim prej 4,1 mln euro, një rënie prej 2 milionësh krahasuar me fitimin e konsoliduar për vitin sezonin 2022/2023.

Milan 2024

Për të tretin vit radhazi kuqezinjtë shënojnë rritje financiare dhe ky është një aspekt që behet edhe më pozitiv nëse marrim parasysh që klubi ka shtuar kostot e personelit dhe ka investuar mbi 10 milionë euro për “Milan Futuro”, skuadra e dytë kuqezi që militon në Serinë C.

Shifrat e aprovimit të bilancit janë bërë në një konferencë për shtyp nga vetëm presidenti i “Djallit” Paolo Skaroni që ka deklaruar: “Rritja është e dukshme dhe shënon një hap pozitiv përpara për financat e klubit që me kalimin e kohës po bëhet gjithmonë e më i shëndetshëm.”

PANORAMASPORT.AL

Teilen: