• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, July 2, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

40 gjuajtjet ndaj Majorkës, Barcelona vendos një tjetër rekord

24/04/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Në fund ishte një fitore vetëm 1-0 ajo e Barcelonës kundër Majorkës. Por në të vërtetë mund të kishte qenë një goleadë, që për shumë arsye nuk u materializua.

barcelona

Ajo që u pa në “Montjuiç” të martën në mbrëmje, ishte një festë e vërtetë e futbollit sulmues. Barça rikuperoi shkëndijën, versionin e saj më të mirë në kohën e duhur, pak para finales së madhe të “Copa del Rey”, të shtunën në “La Cartuja” të Seviljes, kundër Realit të Madridit. Sipas të dhënave të “BeSoccer Pro”, 40 goditjet që skuadra e Hansi Flik regjistroi të martën në fitoren ndaj Majorkës (1-0) është rekordi për një ndeshje të La Ligës të luajtur në dhjetë sezonet e fundit. 40 gjuajtje, një çmenduri që nuk vuri drejtësi në rezultatin final.

Nga ato 40 të “shtëna”, 13 ishin në kuadrat. Për të shmangur një katastrofë të Majorkës, vendimtar ishte portieri i tyre Leo Roman – më i miri – i cili shkëlqeu me 11 pritje, duke kaluar dy ndeshjet rekord me 10 pritje të realizuara këtë sezon nga portieri i Espanjolit, Joan Garsia. Nga afro 40 gjuajtjet e tentuara nga skuadra e Hansi Flik, vetëm Dani Olmo në minutën e parë të pjesës së dytë gjeti rrugën e golit.

Në përgjithësi, Barcelona regjistroi shifra të frikshme me 4.64 gola të pritshëm kundër Majorkës, që është metrika e avancuar që i cakton një vlerë çdo gjuajtje midis 0.00 dhe 1.00 për të pasqyruar probabilitetin që çdo gjuajtje e tentuar të rezultojë në gol. Asnjë ekip që nga sezoni 2015-2016, i pari në të cilin “BeSoccer Pro” regjistroi këtë lloj të dhëne, nuk kishte regjistruar kaq shumë goditje në një ndeshje të kampionatit spanjoll.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Shkëndija kampion i Ligës së Tretë në Maqedoninë e Veriut

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.