Faqja e njohur e futbollit, 433 ka publikuar një video të futbollistes shqiptare, Megi Doci, e cila shënon një gol të bukur.
433 e ka krahasuar këtë gol me goditjen me gërshërë të Alejandro Garnachos.
Faqja online ka publikuar videon me mbishkrimin:
“Ku e kemi parë këtë më parë?”
View this post on Instagram
Alejandro Garnacho la të gjithë të befasuar në ndeshjen e Manchester United me Evertonin.
Garnacho’s magic vs Everton pic.twitter.com/FPUbcer6hy
— I am _ samodinho (@AwobajoS) November 28, 2023
Talenti argjentinas goditi me gërshërë në zonën e Toffes, duke mposhtur portierin e Anglisë, Jordan Pickford.
Po të njëjtën goditje bëri dhe futbollistja e KFF Vllaznisë. /Lajmi.net/