Liga e Kampionëve do të ndryshojë format nga sezoni i ardhshëm. E me këtë ndryshojnë edhe të ardhurat e klubeve pjesëmarrës. Në turneun europian do të jenë 5 klube italiane: Interi, Milani, Juventusi, Bolonja dhe Atalanta.
Ndërkohë “La Gazzetta della Sport” raporton edhe shifrat e premiove për Ligën e re të Kampioneve. Natyrshëm lind pyetja, sa fiton Milani? Për italianët, thuhet se janë rreth 230 milionë të ndara si më poshtë: Inter 54, Juventus 53, Atalanta 50, Milan 44, Bolonja 28. Kjo vetëm për kualifikimin në Champions. Fondi i ri i çmimeve është rritur në 2.5 miliardë euro të shpërndara në këtë mënyrë.Tarifa e pjesëmarrjes, 18.6 milionë secili klub teksa do të ketë para edhe për rezultatet. Në këtë aspekt UEFA ka një buxhet preh 950 milionë gjithsej për t’u ndarë. Për fitoren shpërblimi do të jetë 2.1 milionë euro ndërsa për barazimin 0.7.
Do të ketë edhe një vlerësim në bazë të shkrirjes mes “marketpool”-it të dikurshëm dhe renditjes historike sipas vlerësimeve klubi me vlerat më të mira arrin në 42 milionë. Miliona shtohen gjithashtu bazuar në renditjen historike. Kujtojmë se vetëm nga fushata europiane mes Champions-it dhe Ligës së Europës, Milani arkëtoi në sezonin e kaluar thuajse 90 milionë euro, të gjitha të destinuara për investime
PANORAMASPORT.AL