Monday, 2. February 2026
Futboll

45′ e para në Champions League: 4 gola të shënuar, “paqe” në Baku dhe Stamboll (video)

GS 21/01/2026 1 Min. Lesezeit

Kanë përfunduar pjesët e para në dy takimet e para për sot në Champions League. Në Stamboll janë shënuar dy gola të shpejtë në përballjen Galatasaray-Atletico Madrid. Madrilenët gjetën golin që në minutën e 4-të, Giuliano Simeone shënoi me kokë pas krosimit perfekt të Matteo Ruggeri. SHIKOGOLIN

Barazimi i turqve erdhi në minutën e 19-të, ku pas një topi të fortë në zonë të Roland Sallai, Marcos Llorente i pafat, e shtyn në portën e tij. SHIKOGOLIN

Në sfidën tjetër në Baku, po ashtu pjesa e parë mes Qarabg dhe Eintracht FRankfurt u mbyll 1-1. Edhe këtu u shënuan dy gola të shpejtë. Camilo Duran shënoi për vendasit në minutën e 4-të, ndërsa për gjermanët barazoi Can Yilmaz Uzun, në minutën e 10-të.

Teilen: