• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, October 3, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

4×4 Loftus, Pioli zbulon asin e fshehtë të ringritjes së Milanit

30/01/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Milani la dy pikë të tjera të shtunën në mbrëmje kundër Bolonjës. Kuqezinjtë nuk mundën të shkonin përtej barazimit 2-2 në një ndeshje të guximshme në të cilën nga Zhiru dhe Teo humbën dy penallti.

loftus cik

Fatkeqësisht, një hutim në mbrojtje, ndër të shumtat që ka ndodhur sivjet, u pagua sërish shtrenjtë, me 2-2 të pësuar në minutat e fundit. Në notat pozitive, megjithatë, njeriu që shënoi të dy golat për Milanin: Ruben Loftus-Çik, në një periudhë të forme të jashtëzakonshme.

4X4 – Mesfushori anglez po rezulton një nënshkrim shumë i suksesshëm. Potenciali i tij ishte fort i qartë që në fillim, me paraqitjet që dhanë shpresë në daljet e tij të para, deri në ndeshjen në Kaljari, në të cilën ish-lojtari i Çelsit shtoi garancitë e tij me një gol. Me fizikun dhe dinamizmin e tij, Loftus bëhet fantazisti atipik, i aftë në të dyja fazat, por mbi të gjitha në atë të tranzicionit, kur shpërthimet e tij janë vendimtare. Performanca e tij rritet dhe kundër PSG-së në San Siro zhvillon një ndeshje dominuese, një demonstrim i forcës dërrmuese, deri në katër ndeshjet e fundit të kampionatit, ku shndërrohet në bomber: gol në Empoli dhe Udin, dopjetë në “San Siro” me Bolonja. Janë 4 gola në 4 ndeshjet e fundit.

ME HOV – Për çdo anë pozitive të treguar nga Ruben muajt e fundit, dhe që janë të shumta, ka fatkeqësisht një anë negative: pubalgji. Problemet fizike e shoqëruan Loftus-Çikun edhe në muajt e tij të parë me kuqezinjtë dhe në mënyrë të pashmangshme ndikuan në paraqitjet e tij. Kjo është arsyeja pse, mbase, në situata të caktuara atij i mungonte vazhdimësia dhe jo gjithmonë performonte në maksimumin e aftësive të tij.

Parehatia fizike, së fundmi, duket se është pas krahëve dhe për pasojë ka ardhur hovi cilësor. Anglezi po bëhet një lojtar themelor për dinamikën e “djallit” dhe cilësia e sasia e ofruar vazhdimisht në ndeshje e dëshmojnë këtë. Në dyshimet e shumta, në vështirësitë e shumta, një gjë është e sigurt: Pioli ka njeriun e tij shtesë në mes të fushës.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Guardiola jep lajmin e mirë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.