Sunday, 22. March 2026
Sport

5 milionë euro në sezon deri në 2028, Milani nis nga puna për rinovimin e titullarit

GS 05/08/2023 1 Min. Lesezeit

Një nga liderët e padiskutueshëm të Milanit është pa dyshim portieri francez, Majk Menja. Portieri ishte një nga arkitektët e titullit të fituar sezonin e kaluar. Pathyeshmëria e tij siguroi fitore të shumta për “Djallin” dhe shpesh e mbajti gjallë prapavijën.

MENJA

Siç raporton “Il Giornale”, klubi ka nisur kontaktet për rinovimin e francezist. Kontrata e re parashikon zgjatje deri më 30 qershor 2028 më pagën që do të rritet në 5 milionë neto në vit.

Menja mbërriti te Milani në sezonin 2021-2022 pas paraqitjeve të tij të shkëlqyera në Lilë. 28-vjeçari pati përballuar një trashëgimi të rëndë, atë të lënë nga Xhanluixhi Donaruma.

Ai është një portier modern dhe i pëlqen të luajë dhe të nisë lojën me topin në këmbët e tij. Përpara se të fitonte Serinë A si lider i padiskutueshëm, ai pati fituar edhe kampionatin francez me Lilën.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: