“El Clásico” mes Barcelonës dhe Real Madridit e 10 majit mund të jetë historike. Skuadra blaugrana mund ta fitojë për herë të pare matematikisht titullin e La Liga-s duke mposhtur në ndeshje direkte rivalin e madh. Përveç titullit, ka edhe objektiva të tjerë që e motivojnë dhomën e zhveshjes katalanase.

Titulli – kampionat historik
Barça kishte mundësinë ta fitonte nga divani titullin, nëse Real Madridi do të humbiste ose barazonte në Cornellà. Nuk ndodhi dhe tani duhet të marrë të paktën një pikë në “Camp Nou”, në fundjavë. Do të ishte hera e parë që titulli sigurohet matematikisht ndaj rivalit direkt.

100 pikët – fitore e domosdoshme
Barazimi i rekordit të 100 pikëve të Barçës së Tito Vilanovës (2012-2013) është ende i mundur. Për këtë, skuadra e Flick duhet t’i fitojë të gjitha ndeshjet e mbetura, përfshirë “El Clásico”.

Gola të shënuar në çdo ndeshje
Barça ka shënuar në të 34 javët e këtij kampionati, edhe në humbje si ndaj Sevilla (4-1), Real Madrid (2-1), Real Sociedad (1-0), Girona (2-1) dhe barazime si me Rayo (1-1). Për momentin ka 89 gola të realizuar në këtë kampionat; rekordi është 121.

Fitore në shtëpi – 17 nga 17
Për maksimumin, duhet të mposhtë Real Madridin dhe Betis në ndeshjet e mbetura në shtëpi.

Trofeu Zamora – Joan Garcia lider
Portieri katalanas ka pësuar 20 gola (mesatare 0.71 për ndeshje), duke lënë pas Courtois. Pra, është shumë pranë fitimit të trofeut “Zamora”, portierit më të mirë sezonal në La Liga.