• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, October 31, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

50 podiume në karrierë me Ferrari, Leclerc i pakënaqur: Nuk kanë rëndësi pa një titull

30/10/2025
in Formula 1
Share on FacebookShare on Twitter

Sezoni 2025 i Formula 1, megjithëse ende nuk ka mbaruar, nuk do të mbahet mend si një nga më emocionuesit në historinë e Ferrari. Në garën e fundit në Meksikë, Charles Leclerc u rendit i dyti me “kokëkuqen”. Ky ishte podiumi i tij i 50-të në karrierë me makinën Ferrari.

Monegasku është piloti i pestë që e arrin këtë rezultat, pas legjendës Michael Schumacher, me 116 podiume. Më pas, me nga 55 podiume secili janë Rubens Barrichello dhe Sebastian Vettel, ndërkohë që i katërti është Kimi Raikkonen me 52 podiume.

Gjithsesi, Leclerc nuk është i kënaqur, pasi nuk po arrin dot të duelojë për titullin. “Jam i kënaqur për këtë statistikë dhe që jam në këtë listë. Kjo tregon se të gjithë kemi punuar mirë, por jo mjaftueshëm. Objektivi i çdo piloti është titulli kampion”, tha Leclerc.

“Unë ende nuk e kam arritur këtë gjë me Ferrari, ndaj këto podiume nuk kanë aq shumë vlerë pa një titull. Uroj shumë që kjo gjë të ndodhë vitin tjetër, pasi kjo makinë dhe këta tifozë e meritojnë pas një pritje kaq të gjatë”, deklaroi monegasku para garës së Brazilit.

Next Post

Carabao Cup/ Liverpool eliminohet nga Crystal Palace, Slot “fshihet” pas dëmtimeme: Në stol kisha 6 adoleshentë!

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.