Një vendosje masive prej 5,400 oficerësh policie dhe xhandarësh do të vendoset nesër në Paris dhe përreth tij për të parandaluar trazirat gjatë finales së Ligës së Kampionëve midis PSG-së dhe Interit në Mynih, njoftoi sot shefi i policisë së Parisit, Laurent Nuñez.
“Një vendosje masive trupash në dhe përreth kryeqytetit, me 5,400 oficerë të mobilizuar (krahasuar me 2,000 për gjysmëfinalen), është jashtëzakonisht e madhe”, tha Nuñez për gazetën “Le Parisien”. “Një numër i madh oficerësh do të vendosen në Champs-Élysées dhe përreth Parc des Princes”, shtoi ai, përcjellë kosovapress.
Finalja e Ligës së Kampionëve ndërmjet Paris-Sain-Germain dhe Interit do të zhvillohet të shtunën nga ora 21:00 në Mynih të Gjermanisë, por pritet edhe një organizim i madh në kryeqytetin francez në mbështetje të PSG-së, andaj masat e sigurisë janë mëse të nevojshme për të shmangur ndonjë incident.