Dëmtimet e Rydiger, Mendisë dhe Alabës nuk janë asgjë e re për stafin e mjekëve të Realit.
Në tre sezonet e fundit stafit të mjekëve të Realit i është dashur të merret me një fenomen të vështirë për tu parandaluar pasi kanë numëruar 55 dëmtime, të cilat i kanë ndodhur dhjetë mbrojtësve, të cilët kanë qëndruar jashtë fushe për plot 2005 ditë.
Në tre sezonet e fundit lojtari që ka qëndruar më shumë jashtë fushe është David Alaba, i cili është dëmtuar 7 herë dhe ka munguar 520 ditë.
Në vendin e dytë renditet Militao me 6 dëmtime dhe 444 ditë jashtë fushe.
Ndërsa në vendin e tretë ndodhet Karvahal me tetë dëmtime dhe 294 ditë jashtë fushe.
Mendi si pasojë e 9 dëmtimeve ka qëndruar jashtë për 348 ditë; Rydiger me 6 dëmëtime i është dashur të qëndrojë larg fushave 122 ditë; Lukas Vázkez është dëmtuar 7 herë dhe ka qëndruar jashtë fushave për 104 ditë; Vajeho është dëmtuar pesë herë dhe ka mundur 94 ditë;
Naço është dëmtuar 3 herë dhe nuk ka luajtur për 33 ditë; Fran García është dëmtuar një herë dhe ka qëndruar jashtë për 9 ditë; Odriozola është dëmtuar 3 herë dhe ka qëndruar jashtë fushave 43 ditë.