Wednesday, 4. March 2026
Sport

6.9 miliardë dollarë pasuri, ja kush i përfiton asetet e Berluskonit

GS 13/06/2023 1 Min. Lesezeit

Sipas renditjes së Forbes të miliarderëve italianë të vitit 2023, Silvio Berluskoni konsiderohet njeriu i tretë më i pasur në Itali me asete që kapin vlerën e 6.9 miliardë dollarëve.

BERLUSKONI

Kasaforta e vërtetë e familjes Berluskoni është “Mfe”, pas transferimit të selisë në Holandë dhe perspektivave për bashkim me “Mediaset Espana”, e cila duhet të përfundojë mes verës dhe vjeshtës së 2023-shit, aktualisht ka 48.7% të të drejtave të votës në asamble. Kontrolli është praktikisht i blinduar. “Mfe”, kompania në të cilën janë bashkuar shpirtrat e ndryshëm të “Mediaset”, kontrollohet nga “Fininvest” për 48.2%, me aksionerin e dytë francezët e “Vivendi”-t me 23.35%.

Pikërisht këto janë asetet që mendohet se do të ndahen mes pesë fëmijëve të Beruskonit, me Marinën e Pier Silvion që duket se do të jenë pronarët e ri të “Fininvest”-it dhe “Mediaset”-it.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: