Thursday, 20. August 2026
Sport

6 gola, por nuk ka fitues në miqësoren Kukësi-Flamurtari

GS 20/08/2026 1 Min. Lesezeit

Është mbyllur në barazim 3-3 miqësorja mes Kukësit dhe Flamurtarit, e zhvilluar pasditen e sotme në “Kukës Arena”.

Gjata, Berisha dhe Çoba kanë shënuar për vlonjatët, ndërsa Alison, Demircani dhe Vidrica realizuan për vendasit.

Një test i rëndësishëm për të dyja skuadrat në prag të startit të sezonit të ri.

Teilen: