• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

60 milionë paund në vit, Liverpuli firmos kontratën e re

11/03/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Liverpuli ka nënshkruar një marrëveshje të re sponsorizimi, për t’u ribashkuar me furnizuesin e veshjeve “Adidas” nga kjo verë, në një kontratë që besohet të jetë me vlerë të paktën 60 milionë paund në vit.

liverpul

Marrëveshja do të bëjë që kryesuesit e Premier Ligës të kthehen në veshjen e markës “Adidas” për herë të parë që nga viti 2012, pas një periudhe me rivalët e “Nike”. Ata janë sponsorizuar nga gjigantët gjermanë në epokat e mëparshme të ngarkuara me trofe, duke përfshirë një periudhë 11-vjeçare, nga 1985 deri në 1996.

Tifozët do të jenë të kënaqur me lajmin, pasi disa nga bluzat më legjendare të “Reds”-ave janë prodhuar nga “Adidas” ndër vite. Marrëveshja do të stimulohet më tej nga bonuset për paraqitjet në fushë. Shefi i klubit, Billy Hogan, tha:

“Të gjithë në klub janë jashtëzakonisht të emocionuar për të mirëpritur ‘Adidas’-in në familjen e LFC-së. Ne kemi shijuar sukses fantastik së bashku në të kaluarën dhe kemi krijuar disa nga veshjet më ikonike të Liverpulit të të gjitha kohërave.

‘Adidas’ dhe Liverpuli ndajnë një ambicie suksesi dhe ne nuk mund të jemi më të entuziazmuar për të bashkëpunuar sërish, pasi presim me padurim të krijojmë komplete më të pabesueshme për të ndihmuar në performancën në fushë. Ne dëshirojmë të falënderojmë ‘Nike’ për mbështetjen e tyre gjatë pesë viteve të fundit dhe t’i urojmë suksese për të ardhmen”.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Steph Curry zbulon kundërshtarin më të vështirë që është përballur në NBA

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.